.

.

BallinaPertejZgjedhjetProcesi zgjedhor i qetë, vonesa për çështje teknike

Procesi zgjedhor i qetë, vonesa për çështje teknike

Sot Shqipëria mban zgjedhjet e 10-ta parlamentare për të votuar qeverinë që do i përfaqësojë për 4 vitet e ardhshme. Procesi ka hasur disa  probleme teknike me identifikimin elektronik  por edhe me mosrespektimin  e protokollit anti-covid në disa qytete.Në disa qytete  vonesa janë shkaktuar edhe nga mungesa e komisionereve, si dhe e problemeve te ndryshme logjistike

Vlora 

Në qytetin e Vlorës janë raportuar disa vonesa në hapjen e disa qendrave të votimit. Kryesisht kanë qenë  vonesa për shkak të mosfunksionimit të lexuesve të kartave të indetitetit. Në tre qendra votimi në Selenicë komisionerët kanë dakorduar vijimin e procesit manualisht. Nga ana tjetër ka pasur vonesa në dy qendra si pasojë e mosparaqitjes së komisionerëve. 

Deri në orën 10 00 nuk raportohen problematika,  veç distancave të vogla në qendrat e votimit  dhe masave anticovid që nuk janë respektuar. 

*Pjesë nga procesi i votimit në Vlorë

*Pjesë nga procesi i votimit në Vlorë, qytetarët nuk zbatojnë distancën

*Pjesë nga procesi i votimit në Vlorë, një prej kutive të votimit në një prej qendrave të votimit

Rreth ores 10:00  Komisionerët e PD kanë konstatuar një votues që fotografoj Votën dhe kanë kërkuar mbajtje të procesverbalit për këtë rast por kjo kërkesë është refuzuar dhe si pasojë procesi është bllokuar.

Shkodra

Në qytetin e Shkodrës ka nisur procesi i votimit dhe në disa qendra votimi ka pasur  probleme me e identifikimin biometrik. Si pasojë u krijuan vonesa në proces. Komisioni nuk mund të nisë procedurën e vjetër pa miratim nga KQZ. 

*Pjesë nga procesi i votimit në Shkodër, komisionerët kanë hasur probleme në sistemin elektronit të ID

Korçë

Edhe në qarkun e Korçës ka pasur problematika në disa qendra votimi. Në Korçë, Devoll dhe Pogradec ka pasur mungesë komisionerësh të PSD, por ata janë zëvendësuar dhe procesi i votimit po vijon normalisht. Në total janë 280 373 qytetarë me të drejtë vote, 4 mijë prej të cilëve votojnë për herë të parë,  427 qendra votimi dhe 7 KZAZ. 

*Pjesë nga procesi i votimit në Korçë, vula në një prej qendrave të votimit

*Pjesë nga procesi i votimit në Korçë, një qytetar duke votuar

Elbasan

Në qarkun Elbasanit ka pasur probleme në nisje të procesit të votimit. Në disa prej qendrave të votimit në 10 KZAZ-të e qarkut Elbasanjanë vënë re edhe problematika të ndryshme teknike që kanë vonuar procesin, duke krijuar radhë në disa ambjente votimi në bashkinë Elbasan.

Në KZAZ 49 janë konstatuar probleme sa i përket përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik. Sipas kryetarit të KZAZ Sami Pulaku , procesi ka kaluar në mënyrën tradicionale të votimit deri në një udhëzim të KQZ. Në këtë KZAZ është konstatuar problematikë e tillë në 4 qendra votimi. Probleme në përdorimin e pajisjes së identifikimit biometrik ka pasur edhe në KZAZ të tjera si ajo 45 në Belsh. 

Në KZAZ 50  në qendrën e votimit numër 2394/1 nuk janë dërguar fletët e votimit dhe po pritet KQZ për sjelljen e tyre. Në qendrat e votimit në të ashtëquajturën zonë problematike në lagjen 5 Maji ku për shkak të vonesave të krijuara në administrimin e procesit nga komisionerët është vonuar mbi 30 minuta fillimi I votimit duke krijuar radhë në qendrën e votimit 48 22. Ndërkohë ka një vëmendje të shtuar të përfaqësuesve të trupit diplomatik. Në Elbasan rreth orës 10 00 ka mbërritur edhe presidenti Ilir Meta.

*Pjesë nga procesi i votimit në Elbasan

*Pjesë nga procesi i votimit në Elbasan

*Pjesë nga procesi i votimit në Elbasan, qytetarët nuk zbatojnë masat anti-Covid

Edhe në Elbasan bie në sy mosrespektimi i masave anti-Covid ku qytetarët nuk kanë ruajtur distancën qoftë nga njëri tjetri ashtu edhe nga komisionerët. 

 Durrës

Edhe në qytetin e Durrësit procesi i votimit ka fillur normalisht ku nuk janë shënuar probleme qoftë nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ana e procedurave të votimit në qendrat e votimit.

*Pjesë nga procesi i votimit në Durrës

*Pjesë nga procesi i votimit nëDurrës

*Pjesë nga procesi i votimit në Durrës

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img