BallinaPertejZgjedhjetProcesi i votimit mbyllet i qetë dhe pa incidente domethënëse

Procesi i votimit mbyllet i qetë dhe pa incidente domethënëse

Në orën 19:00 Komisioni Qëndror Zgjedhor ka njoftuar mbylljen e procesit të votimit. 3,588,869 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote kishin mundësinë këtë të diel për të zgjedhur 140 deputetë të Kuvendit të ri dhe qeverinë që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme. 

Tiranë

Kryeqyteti ka mbyllur procesin e votimit qetësisht dhe pa incidente. “Faktoje” vëzhgoi disa nga qendrat e votimeve ku përkatësisht në  shkollën “Kushtrimi” deri në orën  18:45 ka pasur ende ka pjesëmarrës duke votuar. Në QV 1689 kanë votuar 519 ndërsa në Qendra e Votimit 31, nga 880 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 523. Numerimi i këtyre votave do bëhet në shkollën “1 Maji”. Në po të njëjtën shkollë “I Maji” po bëhet numërimi i votave të KZAZ nr 30. Në shkollën “Avni Rustemi”, ku u testua votimi elektronik, procesi kishte përfunduar brenda orarit zyrtar, ndërsa kutitë e votimit u dërguan për numërin në shkollën “Qemal Stafa”.

*Përfundimi i procesit të votimit në Tiranë

Lezhë 

 

Është mbyllur procesi i votimit në qendrat e votimit në te tre bashkitë e qarkut të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës. Procesi i votimit është zhvilluar i qetë dhe pa probleme. Pritet mbërritja e kutive në 4 KZAZ që ka qarku, përkatisisht 12  13 dhe 14.

*Mbyllja e procesit të votimit në Lezhë

Korçë

Edhe në qytetin e Korçës është mbyllur procesi i votimit për qytetarët , me përjashtim të atyre që u konstatuan ende brenda qendrave në pritje për të votuar. Burimet për “Faktoje” njoftojnë se gazetarët nuk janë lejuar brenda qendrave pas mbylljes së procesit.

*Mbyllja e  procesit të votimit në Korçë

Shkodër

Procesi i votimit ka përfunduar edhe në qytetin e Shkodrës pa shënuar incidente apo zhvillime të cilat mund të pengonin këtë proces. Kutitë e mbushura me fletët e votimit janë dërguar drejt KZAZ nr2.

*Mbyllja e procesit në qytetin e Shkodrës

Durrës

Edhe në qytetin e Durrësit, pas orës 19:00 është shënuar mbyllja  e procesit të votimit, i cili ka rezultuar i qetë dhe pa incidente domethënëse. Kutitë janë marrë nga komisionerët për t’u dorëzuar në KZAZ në të cilat do të nisë edhe procesi i numërimit.

*Kuti votimi e vulosur pas procesit, në Durrës

*Makinat me të cilat transportohen kutitë drejt KZAZ

*Sallë votimi pas përfundimit të procesit në Durrës

*Transporti I kutive të votimit nga komisionerët

Vlorë

Është mbyllur procesi I votimit në qytetin e Vlorës ku  nuk është shënuar ndonjë incident. Në Selenicë u mbyllën të 42 qendrat e votimit. Në total kanë votuar mbi 10.000 nga 26 mijë votues totali  Ndërkohë që është dorëzuar kutia e parë në Kzaz. Në Himarë kanë votuar  5775 votues  nga 22.000 mijë të tillë.

*Qendër votimi në Vlorë

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img