.

.

BallinaProjekteYOUTH RAPProblemet e transportit të nxënësve dhe mësuesve në zonat rurale

Problemet e transportit të nxënësve dhe mësuesve në zonat rurale

Fëmijët e zonës së Marqinetit në Vorë duhen të ecin në këmbë në terren të vështirë për të shkuar në shkollë. Gjatë një verifikimi në terren në këtë zonë pranë Tiranës, Faktoje bisedoi me prindër dhe nxënës, të cilët treguan sa shqetësuese është situata, sidomos në dimër. Ata shpresojnë që problemi i tyre të merret parasysh nga institucionet përkatëse, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje sa më parë.

Endi Kalemaj dhe Kostandino Rroga

Në muajin shkurt 2022, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.

Në lidhje me këtë vendim, ministrja e Arsimit dhe Sporti, Evis Kushi u shpreh më 9 shkurt: “Ky ndryshim do të përmirësojë shërbimin e transportit, veçanërisht në zonat ku ka vështirësi të linjave të transportit”.

Por, a e ka përmirësuar kjo VKM çështjen e problemit të transportit për nxënësit?

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim në zonën e Marqinetit, Bashkia Vorë, ku takuam nxënës dhe prindër, të cilëve u duhej të ecnin deri në 1 orë e 20 minuta në këmbë çdo ditë për të ndjekur shkollën.

Rruga në Marqinet, shtator 2022

Në prononcimin e saj për Faktoje Znj.Drita Hodo, nënë e dy fëmijëve shprehet se: “Këtë rrugë gjithë baltë me një terren kodrinor tërësisht të pjerrët, fëmijët e mi e bëjnë të paktën 2 herë në ditë të kushtëzuar nga shkolla a thua se po bëjnë shërbim ushtarak dhe jo arsimim. Largësia e shkollës së fëmijëve të mi nga shtëpia është mbi 3km dhe shkollë tjetër më të afërt se kjo nuk ka në këtë zonë. Si rrjedhojë, ne duhet të bëjmë pjesë në subvencionin që qeveria jep për fëmijët që shkojnë në shkolla me largësi mbi 2 km, por ne nuk kemi përfituar asnjëherë nga ky bonus edhe  pse i jemi drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse. Për këtë arsye detyrohemi t’i shoqërojmë fëmijët në këmbë për të shkuar në shkollë.”

Rruga në Marqinet, shtator 2022

Fëmija 7-vjeçar i Znj.Hodo tha se: “Unë shumicën e periudhës së shkollës nuk shkoj, sepse është larg. Unë e dua shkollën”- shprehet 7-vjeçari.

Gjithashtu Faktoje kontaktoi me mësuesit e shkollës së Marqinetit, të cilët theksuan faktin e problematikës së krijuar.

Shkolla në Marqinet, shtator 2022

Një prej mësuesve të kësaj shkolle i tha Faktoje: “Unë e kam shkollën, vendin e punës 5 km larg nga adresa e shtëpisë dhe shkollë tjetër më të afërt se kjo nga vendbanimi im nuk ka, kështu që për të ardhur në shkollë unë duhet të përdor në mënyrë periodike makinën. Meqë makina është mjeti që unë përdor për të shkuar në shkollë në mënyrë që të jap mësim, sipas VKM, unë duhet të subvencionohesha sepse e kaloj dhe distancën e shprehur në VKM për të dhënë në mësim në shkollën ku jam caktuar.”

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img