.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPremtimi i kryeministrit shqiptar për 36% të pensioneve në datën 1 shtator, është për Malin e Zi jo Shqipërinë

Premtimi i kryeministrit shqiptar për 36% të pensioneve në datën 1 shtator, është për Malin e Zi jo Shqipërinë

Nevila Gjata

Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm ku thuhet se pesionet do të rriten me 36% në 1 shtator. Por nga verifikimi rezulton se titulli është disinformues dhe fotot ilustruese janë kryer në Shqipëri dhe pse lajmi i dedikohet Malit të Zi.

Kjo verë e nxehtë me temperatura të larta u shoqërua edhe me tensione politike brenda shteteve të Ballkanit, por edhe mes fqinjëve të rajonit tonë.  Maqedonia e Veriut kaloi krizë politike e shoqëruar me protesta të dhunshme nga opozita e këtij vendi për shkak të miratimit të planit francez që zgjidhte ngërçin me Bullgarinë për heqjen e vetos, por që çoi në hapjen e  negociatave për Shkupin dhe Tiranën. Shqipëria u përfshi nga protestat e opozitës kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama që është në pushtet prej 9 vjetësh. Mali i Zi pati një krizë të brendshme për shkak të marrëveshjes që qeveria e Dritan Abazoviç arriti me Kishën Ortodokse Serbe. Kosova dhe Serbia për pak shkuan në konflikt pasi qeveria e Prishtinës do të zbatonte në 1 gusht reciprocitetin me Beogradin për çështjen e targave dhe dokumenteve të serbëve që hyjnë në territorin e saj.  Në morinë e këtyre zhvillimeve një lajm tërhoqi vëmendjen për nga vetë përmbajtja.

Faktoje ka verifikuar lajmin e medias News 225. Në kulmin e një krize ekonomike, shtrenjtimi të jetesës, rritjes së çmimeve, rritja e pensioneve padyshim që do të ishte një lajm shumë i mirë. Por që në titull lajmi është desinformues. Citohet kryeministri “shqiptar” që premton rritjen e pensioneve me 36% në datën 1 shtator 2022. Referuar titullit, lajmi të orienton tek një premtim i dhënë I kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama.

Nëse e lexon në brendësi përmbajtjen, kupton që nuk është ai (Rama). Por është premtimi i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, shqiptar i Malit të Zi, që ka ardhur në krye të qeverisë së Podgoricës disa muaj më parë.

Edhe fotografia që e shoqëron këtë lajm është marrë nga sportelet e dhënies së pensioneve në Shqipëri dhe jo në Malin e Zi. Kjo foto është përdorur gjerësisht në mediat shqiptare si forto ilustruese, sa herë që bëhet fjalë për indeksim apo rritje pensionesh.

Fotoja është shkëputur në datën 20 Mars vitin 2012 nga agjencia shqiptare fotografike LSA.

Deklarata e Abazoviç është bërë në parlamentin e Malit të Zi në datën 28 qershor 2022.

“Nga 1 shtatori do të rrisim pensionet për 36%”, tha Dritan Abazoviç. Qeveria e tij i rriti pensionet në muajin maj me 8.15%. Lajmi u shoqërua me një postim me Facebook në faqen e Partisë Ura që drejton Abazoviç.

“Dje, kryeministri Dritan Abazoviç gjatë orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve, njoftoi rritjen e pensioneve me 36% nga shtatori. Kujtojmë se pensionet në muajin maj u rritën me 8.15%. Jemi duke bërë gjithçka që krizën ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve! Theksojmë se pensionet në Mal të Zi janë 300 euro, ndërsa me këtë rritje ato do të jenë mbi 400 euro”.

Ky lajm u pasqyrua në disa media të Malit të Zi, ndërsa më gjerë pati edhe këtë devijim me titullin dhe foton kryesore.

A do ta mbajë premtimin Abazoviç?

Data 3 gusht 2022 e ka komplikuar situatën atje.

Kryeministri i Mali të Zi, Dritan Abazoviç  nënshkroi atë ditë Marrëveshjen Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.  Ajo parashikon rregullimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.  Në të njëjtën ditë mbërriti në Podgoricë Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periç. Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi konflikte brenda Qeverisë së Dritan Abazoviçit dhe mes anëtarëve të shumicës qeverisëse.

Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, DPS dhe Partia Socialdemokrate, njoftuan se Marrëveshja Themelore është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me ligjet malazeze.

Ndërsa Kryeministri Dritan Abazoviç hodhi poshtë  kundërshtimet.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore e para reagoi Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Presidentit Millo Gjukanoviçit, e cila njoftoi se do të ndërmarrë nismën për votëbesimin e Qeverisë së Dritan Abazoviç, i cili u zgjodh kryeministër me votat e kësaj partie.

Krerët e grupeve parlamentare të DPS, SDP-LP, SD, DUA kanë dorëzuar në Kuvendin malazez kërkesën e mocionit për mosbesim ndaj qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviç.

Kreu i grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviç, njoftoi se Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e ka humbur legjitimitetin e saj, për këtë arsye ka paraqitur këtë iniciativë në parlament.

Deputetja e SDP-së, Draginja Vuksanoviç-Stankoviç, tha se qeveria ka rënë dhe se Abazovç i ka dhënë fund karrierës së tij politike. Nisma për mocion nuk u nënshkrua nga Partia Boshnjake dhe Forca.

Pas kërkesës për votëbesimin e qeverisë së tij  Abazoviç ka thënë ata që e kërkuan këtë votëbesim nuk do të mbijetojnë politikisht referuar një konference për shtyp publikuar nga RTCG.

Abazoviç është në krye të qeverisë malazeze me votat e partisë së presidentit të Malit të Zi, DPS, si dhe disa partive të minoriteteve që kanë firmosur peticionin.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img