.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortali riciklon pas 3 muajsh lajmin për vetëvrasjen

Portali riciklon pas 3 muajsh lajmin për vetëvrasjen

Një lajm i ricikluar mbi vetëvrasjen e një vajze të re, shoqëruar me një foto që nuk ka aspak lidhje me artikullin, është shpërndarë së fundmi në mediat online në vendin tonë. Artikuj të tillë janë një burim dizinformimi për lexuesit, por ndikojnë edhe te familjarët e personave të prekur.

————————————————————————————————————-

Nëpërmjet një artikulli që mban datën 22 nëntor 2022, portalet kanë raportuar për një ngjarje të rëndë që pretendohet se ka ndodhur së fundmi në Tiranë.

“E Rëndëë! Gjendett E Vetëvarur 20-Vjeçarja Në Tiranë”, shkruan portali ‘om.findnews10.com’.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të lajmit, pasi janë disa elementë që të bëjnë të dyshosh mbi vërtetësinë e tij. Gabimet e qëllimshme drejtshkrimore në janë një formë e përdorur nga portalet për të evituar identifikimin nga filtrat e vendosur nga Facebook për të bllokuar lajme të tilla të rreme.

Gjithashtu, vihet re që në brendësi të artikullit mungojnë detajet mbi ngjarjen, por është thjesht një raportim i pabazuar në burime.

Gjatë një kërkimi në Google rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të këtij viti dhe jo në nëntor siç raporton portali në fjalë. Gjatë asaj periudhe artikulli është pasqyruar gjerësisht në mediat online në vendin tonë.

Përpos kësaj, ne bëmë një verifikim edhe të fotos kryesore të përdorur nga portali. Me anë të mjeteve të kërkimit, në këtë rast Tineye.com zbuluam që imazhi i përdour në fakt i përket një tjetër ngjarjeje. Në foton që shoqëron lajmin e portalit rezulton të jetë piloti grek që vrau disa muaj më parë në mënyrë brutale bashkëshorten e tij britanike. Pra, përpos faktit që lajmi është ricikluar, media online në fjalë ka përdorur një foto të rreme për ta bërë më të besueshme për lexuesit lajmin e saj.

Përdorimi i lajmeve të tilla me ndjeshmëri publike bëhet me qëllim tërheqjen e klikimeve, pa marrë parasysh dëmin psikologjik që lajme të tilla mund të shkaktojnë te familjarët e viktimave.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img