BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortali "dhunon" gratë e Dibrës për klikime

Portali “dhunon” gratë e Dibrës për klikime

Arrestimi i një qytetari në Dibër dhe dy të tjerëve në Bulqizë për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve është publikuar me një titull bombastik nga portali findnews10.com më 10 dhjetor në përpjekje për të fituar klikime.

Esmeralda Topi

Tërbohen Dibranëtt, Dhunojnë Masivisht Gratë E Tyre. Policia U Bën Gjëmën.” Me këtë titull bombastik, e ka trajtuar arrestimin e një qytetari në Dibër dhe dy të tjerëve në Bulqizë, për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve, portali findnews10.com. Artikulli i publikuar më 10 dhjetor është rasti tipik i abuzimit me titullin, në përpjekje për të fituar sa më shumë klikime përmes fenomenit të dhunës, që njihet si një nga problematikat kryesore të shoqërisë shqiptare.

Screenshot nga portali findnews10.com

Ndërkohë, më tej në brendësi të lajmit portali findnews10.com ndan me lexuesit njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, ku bëhet e ditur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.P., 48 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij duke i shkaktuar dëmtime trupore. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisaritin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit P. E., 57 vjeç; dhe M.R.,43 vjeç, banues në Bulqizë. Dy shtetasit e lartëpërmendur kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.”- sqaron ndër të tjera artikulli që në titull nxit lexuesit të klikojnë për të mësuar mbi ‘tërbimin’ e dibranëve dhe ‘gjëmën’ që ka bërë policia atje.

Në fakt, bëhet fjalë për një procedurë të njohur që uniformat blu bëjnë në raste dhune dhe rastet në fjalë nuk kanë asnjë zhvillim të jashtëzakonshëm sa i përket procedurave policore. Policia vendore ka arrestuar në flagrancë dhunuesit dhe i kaluar Prokurorisë materialet procedurale për veprime të mëtejshme.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img