.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPortalet riciklojnë “shqetësimin” e Rudina Xhungës për bashkëshortin

Portalet riciklojnë “shqetësimin” e Rudina Xhungës për bashkëshortin

Artikulli i publikuar nga portalet ku aludohet se gazetarja e njohur Rudina Xhunga është e shqetësuar për bashkëshortin, është në fakt një abuzim me titullin. Faktoje verifikoi se lajmi, përveçse është ricikluar nga mediat online, ka përdorur një titull sensacional për të tërhequr lexuesit.

Më 14 dhjetor, portalet kanë publikuar një artikull ku nëpërmjet një titulli sensacional pretendojnë se gazetarja e njohur Rudina Xhunga është e shqetësuar për shkak të një situate në të cilën ndodhet i shoqi.

Gjerat sjane mire! Rudina Xhunga e shqetësuar për bashkëshortin, ja çfarë i ka ndodhur atij”, shkruan portali “Tirana1.com”.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali “Tirana1.com

Mirëpo, po të shohim tekstin në brendësi thuhet që zoti Hila është shprehur i shqetësuar për faktin që personat e liruar nga burgu e kanë telefonuar për t’i kërkuar llogari përse i ka përmendur emrat.

Mirëpo, kjo është pjesë e punës së tij dhe e çdo gazetari që mbulon kronikën dhe në asnjë pjesë të tekstit nuk përmendet bashkëshortja e tij Rudina Xhunga. Gazetarja e njohur përmendet me qëllim në titull në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues. Kjo është një formë manipulimi dhe dizinformimi e audiencës, pasi përmbatja e artikullit është tërësisht ndryshe.

Përpos kësaj, konstatuam se deklarata e Hilës është bërë që në vitin 2020 dhe është ricikluar nga portali në fjalë.

Në këtë rast, kemi të bëjmë jo vetëm me një abuzim në titull, por edhe një lajm të vjetër, i cili është shitur për publikun si aktual.

Artikulli ka qarkulluar gjatë vitit 20220 në portale të ndryshme dhe në shumë raste, me titull abuzues.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img