Pretendimi: Personi në këtë video është atentatori i Donald Trump, Thomas Matthew Crooks.
Verdikti: E pavërtetë
————————————————–
Pas atentatit kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump më 13 korrik, një numër portalesh dhe mediash shqipfolëse nisën të shpërndanin foto dhe video të një burri me flokë të gjata bjonde duke pretenduar se ai është atentatori, Thomas Matthew Crooks.
Përsoni në video dëgjohet të thotë: “Emri im është Thomas Matthew Crooks. Unë i urrej republikanët. E urrej Trump. Dhe gjejeni se çfarë? Kapët njeriun e gabuar.”
Megjithatë, personi në foto, pavarësisht flokëve të gjata dhe të verdha, nuk është Crooks, por përdoruesi i Twitter @jewgazing. Ai e ka postuar videon e mësipërme më 14 korrik 2024.
Thomas Matthew Crooks u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret më 13 korrik, fill pasi ai qëlloi Trump. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte mjet identifikimi me vete dhe identiteti i tij u konfirmua me anë të ADN dhe metodave të tjera.
Pas shpërndarjes masive të videos në fjalë, duket se postimi origjinal është fshirë nga ky përdorues pasi video ishte një shaka që, sipas tij, kishte shkuar shumë larg.
Nga një foto e postuar më parë në profilin @jewgazing, duket se burri në videon virale është i njejtë me atë në foto.
Shënim:
Data 18 korrik 2024 website Sinjali.com dhe postimi i tyre në FB e ka korrigjuar lajmin, pas verfikimit të të Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.