.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPlazhi i Durrësit është betonuar, por kjo foto e dikurshme është në Itali

Plazhi i Durrësit është betonuar, por kjo foto e dikurshme është në Itali

Pretendimi: Kjo foto pa asnjë ndërtim i përket bregdetit të Durrësit të dikurshëm

Verdikti: E pavërtetë

Gjatë muajit gusht, kur të gjithë iu drejtuan bregdetit për pushimet verore, kanë qarkulluar në rrjete sociale foto të atij që mund të ishte Durrësi i para viteve ’90-të. Pamjet baritore në një foto të marrë nga ajri të një brezi të gjatë pishash dhe disa parcelash të rregullta, të ngjashme me pemët që dikur gjelbëronin të gjithë vijën bregdetare të plazhit të Durrësit, kanë marrë shumë komente nostalgjike nga përdoruesit. 

Të njëjtin interes kanë ngjallur edhe dy fotot të publikuara nga Gazeta Fama, ku thuhet se krahasohet bregdeti i dikurshëm i Durrësit, plot pisha dhe gjelbërim dhe pamja e sotme e xhunglës së betonit nga ndërtimet kaotike të 30 viteve të fundit.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Pavarësisht se urbanizimi agresiv dhe krahasimi mes dy epokave është i gjetur, pamja e fotos së parë krijon dyshime se nuk ësht është shkrepur viteve ‘90-të.

Ne bëmë një verifikim të imazhit për të parë nëse foto e parë i përket vërtetë Durrësit të dikurshëm. Nëpërmjet “Google lens” kostatuam se në fakt foto e parë me pemë nuk është në Durrës, por në Itali. Konkretisht bëhet fjalë për “Spiaggia la Giannella”.

Plazhi i Giannella ndodhet mes detit dhe lagunës Ponente dhe ndahet nga rruga e asfaltuar dhe një shkurre e dendur mesdhetare. Së bashku me atë të Feniglias është një nga plazhet më të aksesueshme dhe cilësohet si një prej plazheve ideale për familjet me fëmijë të vegjël.

Ndërsa, gjatë kërkimit nëpërmjet “Google lens” për foton e dytë, imazhi i përket qytetit të Durrësit, zonës së plazhit.

Pra, ndryshe nga çfarë pretendohet në postimet e shpërndara në rrjetet sociale, foto me det dhe bimësi nuk tregon Durrësin e dikurshëm.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img