INVA HASANALIAJ
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ish-deputeti I Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim” Petrit Vasili u shpreh se Shqipëris ka pasur spitale të reja vetëm deri në vitin 2013, ndërsa pas këtij viti nuk është ndërtuar asnjë I tillë pas ardhjes së kryeministrit Rama.
Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” komunikoi me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojties Sociale për të mësuar numrin e spitaleve të reja të cilat janë dërtuar pas vitit 2013.
Pas kësaj kërkese ky institucion na është përgjigjur me disa dokumenta të cilat përmbajnë numrin e të gjitha qendrave shëndetësore të ndërtuara rindërtuara dhe spitaleve të reja.
Vetëm në njërin prej tyre ministria e Shëndetësisë shkruante se është ndërtuar një spital I ri, ai i psikiatrisë në Vlorë.
Dokumenti
Pra sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga viti 2014 deri në vitin 2019 është ndërtuar një spital I ri. “Faktoje” komunikoi përmes emailit me spitalin psikiatrik të Vlorës ku kërkuam informacion mbi adresën e spitalit dhe nëse ky spital ishtë shembur për tu rindërtuar nga e para. Spitali nuk kthu përgjigje ndaj ne shkuam vet te ky institucion. “Faktoje” u takua me Zv.Drejtoreshën e spitalit “Ali Mihali”e cila na dha këtë përgjigje.
Pra sipas përgjigjes së këtij institucioni spitali është rindërtuar mbi perimetrin e spitalit të vjetër pa shtuar asnjë kapacitet të ri.
“Faktoje” gjithashu kontrolloi të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave në Shqipëri mbi numrin e spitaleve të reja që mund të ishin shtuar nga viti 2013 deri në vitin 2019.
Në të dyja tabelat e vendosura në dispozicion nga Instat nuk vihet re asnjë shtim I numrit të institucioneve spitalore, madje nga viti 2013 në vitin 2014 numri ka shkruar nga 43 në 42, pra ka një rënie.
Nisur nga dokumentet zyrtare dhe gjetjes që “Faktoje” bëri në terren deklaratën e ish-deputetit Petrit Vasili do ta kategorizojmë të vërtetë.