BallinaPertejPërse nuk vaksinohen shqiptarët?

Përse nuk vaksinohen shqiptarët?

Rreziku prej përhapjes së shpejtë të variantit Delta dhe mundësia e një vale të tretë në vjeshtë, nxiti autoritetet shëndetësore në Shqipëri, që muajin gusht ta shpallnin si muajin e vaksinimit të hapur kundër Covid-19 për moshat +18 vjeç.

Faktoje bëri një vëzhgim për të parë si po ecen vaksinimi, në qendra shëndetësore, në pikat e vaksinimit “Air Albania” si dhe tek Sheshi Skënderbej, ku konstatoi që ishin të pakët qytetarë dëshironin të bënin vaksinën. Arsyet që dhanë qytetarët ishin frika, lloji i vaksinës si dhe lajmet deziinformuese, që dëgjojnë në media të ndryshme.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu do të shpallte muaji gusht, si muaji e vaksinimit të hapur, 18 vjeç.

Screenshot nga faqja zyrtare e Minstres së Shëndetësisë Ogerta Manastiliu.

“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën anticovid. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00.”-shprehet në postimin e ministres Manastirliu.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, përditësimi i tregon se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,238,036 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre  545,036 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Në 24 orët e fundit janë kryer 8,631 vaksinime.

Nga vëzhgimi që Faktoje bëri në terren dhe nëpër qendrat shëndetësore, shqiptarët nuk tregojnë interes të bëjnë vaksinën anticovid.

Foto nga ambientet brenda stadiumit “Air Albania” me datë 5 Gusht

Si fillim Faktoje shkoi në stadiumin “Air Albania” nga ku konstatoi që numri i qytetarëve ishte ulur drastikisht krahasuar me disa muaj më parë. Këtë e konfirmojnë dhe grupi i vaksinatorëve që ndodhen në stadium.

“Është ulur goxha numri i qytetarëve që duan të bëjnë vaksininën. Ndoshta përshkak se njerëzit janë më pushime, është vapë, ose sepse mendojnë se e kanë kaluar një herë si virus, ka bërë që të mos vijnë aq shumë qytetarë sa vinin në fillim.”- shprehet një infermiere nga grupi i vaksinatorëve për Faktoje.

Gjatë kohës që Faktoje qëndroi pranë kësaj pike vaksinimi, nuk kishte qytetarë të interesuar për bërjen e vaksinës anticovid.

Foto nga ambientet jashtë të stadiumit “Air Albania” me datë 5 Gusht

Po pse refuzojnë shqiptarët që të vaksinohen?

“Nuk dua ta bë, sidomos vaksinën kineze për shkak se nuk është e certifikuar ndërkombëtarisht. Nëse do më ofrohej Pfizer, edhe do të pranoja.”- shprehet Elsa, studente në vitin e tretë, dega Arkitekturë.

Nga intervistat që Faktoje bëri me grupin e vaksinatorëve në stadiumin “Air Albania” vaksinat që ofroheshin për qytetarët mbi 18-vjeç janë CoronaVax dhe Astra Zenneca.

Një situatë e ngjashme mund të vërehej dhe tek sheshi Skënderbej, ku qytetarët që dëshirojnë të bëjnë vaksinën, numëroheshin me gishtat e dorës.

“Erdha për të bërë vaksinën, sepse dua të shko tek djali në Itali dhe nuk më lejohej  të shkoj pa e bërë vaksinën. Po ishalla më bie ato vaksinat që njihen edhe atje, e mos ta bëj kot.”- tregon një zonjë rreth të 50-ave, ndërsa pret ta thërrasin për injektimin e vaksinës anticovid.

Mungesa e besimit tek vaksina, frika për pasojat që mund të sjellë në shëndet në të ardhmen është një faktor tjetër, që nxit qytetarët të refuzojnë vaksinimin.

“Nuk kam besim tek vaksina dhe kam frikë se në terma afatgjatë ajo mund të ndikoj në shëndet dhe të shkaktojë sëmundje të tjera”- shprehet një qytetare, rreth të 40-tave në Tiranë.

Edhe në qendrat shëndëtësore numri i qytetarëve që kërkojnë të vaksinohen është i ulët.

Këtë e konfirmon dhe qendra shëndetësore numër 7 në zonën e Laprakës.

“Është ulur numri, nuk është më si në fillim. Ndoshta përshkak të pushimeve ose se mendojnë që kanë arritur imunitetin e tufës. Nuk di ta them”-shprehet një infermiere.

Një tjetër arsye se përse shqiptarët po rezervohen për t’u vaksinuar është dhe është deziinformimi që po i bëhet popullatës, nëpërmjet teorive konspirative: sterilizimi, zhdukja e pensionistëve, ndryshimi i ADN e që qytetarët, etj.

“Nuk e bëj unë vaksinën, nuk ka çfarë më duhet. Pastaj ne dëgjojmë në televizor gjithë teorira: që duan të na zhdukin, të na heqin nga skema e sigurimeve, moshat e vjetra vdesin… Më mirë nuk e bëj, çfarë të jetë shkruar nga Zoti do ndodhë.”- shprehet një pensionist.

Krahas pensionistëve, duket se lajmet e rreme kanë ndikuar edhe në popullsinë rurale për të mos u vaksinuar.

“Po na mashtrojnë të gjithëve me vaksinat, nuk i bëjmë”- thotë një i ri nga Baldushku.

Po çfarë mendojnë ekspertët për refuzimin e shqiptarëve për tu vaksinuar?

Sipas mjekut epidemiolog, Erion Dasho një prej arsyeve të refuzimit të shqiptarëve për t’u vaksinuar, është për shkak të llojit të vaksinës kineze dhe mungesa e besimit që ajo:

“Mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e besimit tek vaksina që ofrohet si opsioni bazë, CoronaVac.”- thotë eksperti.

Krahas saj, Dasho rendit një tjetër arsye.

“Arsye tjetër mund të jetë edhe fakti që një pjesë e madhe e kanë kaluar tashmë COVID-19 dhe mendojnë se i mbron imuniteti natyral i fituar.”

Ndërkohë i vetmi reagim nga institucionet zyrtare si Ministria e Shëndetësisë është ai i datës 29 korrik ku ministrja Manastirliu iu bën thirrje studentëve të vaksinohen.

Lexo edhe: A mjafton vetëm vaksinimi i për t’u mbrojtur nga variantet e Covid-19? 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img