BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPërplasja e prindërve me mësuesen pro LGBT është pjesë e një skeçi 

Përplasja e prindërve me mësuesen pro LGBT është pjesë e një skeçi 

Një video që duket se tregon një grua në një klasë shkolle, e cila gris flamurin e LGBT, po qarkullon në rrjete sociale. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se kjo video është shkëputur në të vërtetë nga një skeç.

———————————

Video e një gruaje që hyn në një klasë shkolle dhe, e revoltuar, gris një version të flamurit LGBT që është varur mbi një hartë të Amerikës po shpërndahet në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse.

Gruaja në video dëgjohet duke thënë se nuk dëshiron që taksat e saj të përdoren në këtë mënyrë dhe se ajo po e mëson të birin të jetë një “burrë i vërtetë”.

Kjo video ka frymëzuar ngazëllim tek një numër përdoruesish, të cilët e përgëzojnë ‘guximin’ e kësaj nëne si dhe po e përdorin videon si një provë se deri ku ka arritur “guximi i shkollave amerikane për të promovuar axhendat LGBT”.

Megjithatë, duhet të sqarojmë se skena është një aktrim. Video në fjalë është shkëputur nga një skeç më i gjatë i prodhuar nga krijuesi Jibrizy, i cili vetë-përshkruhet si komedian dhe njihet për skenare ngjashme provokuese të dizenjuara qëllmisht për të ngjallur reagime dhe diskutime online.

Në fund të videos, krijuesi dhe disa prej aktorëve tregojnë se “ky ishte i gjithë skeçi”

Krijuesi Jibrizy postoi dhe në Twitter më 18 shtator për të sqaruar se video ishte “haptaz e rreme”.

“Mamaja gris flamurin e krenarisë në klasë. Video origjinale është e imja njerëzit e vjedhin për të fituar ndjekës nga ajo dhe nuk më japin kurrë autorësinë. Unë jam regjizori. Unë e krijova videon për të nisur një diskutim. Është haptazi e rreme. Por unë dua që ju të debatoni mbi këndvështrimin tuaj,” shkruan Jibrizy.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img