.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPepsi dhe Coca-Cola po përdoren për të spërkatur të mbjellat, por jo si pesticide

Pepsi dhe Coca-Cola po përdoren për të spërkatur të mbjellat, por jo si pesticide

Pijet me gaz nuk përmbajnë pestidicide pavarësisht se lajmit se disa fermerë në Indi po i përdorin ato për të spërkatur të mbjellat. Këto pretendime hidhen poshtë nga specialistët e bujqësisë, të cilët shpjegojnë lidhjen e pijeve me gaz me të mbjellat.

Postime të shpërndara së fundmi në rrjetet sociale raportojnë se fermerët në Indi po përdorin pijet me gaz si Pepsi dhe Coca-Cola kundër insekteve, duke ngritur dyshimin në këtë mënyrë mbi përbërjen e pijeve.

Disa shtete indiane jugore kanë ndaluar madje prodhimin dhe shitjen e Coca-Cola, Pepsi, Sprite dhe pijeve të tjera, duke pretenduar se ato përmbajnë nivele të larta të mbetjeve të pesticideve,”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Ne vendosëm të bëjmë një verifikim të këtij postimi të shpërndarë gjerësisht. Nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove konstatuam se pamjet kanë qarkulluar në mediat e huaja në 12 shtator të këtij viti.

Sipas raportimeve, qindra fermerë indianë po përdorin Pepsi dhe Coca-Cola për të spërkatur të korrat e tyre, dhe kjo pasi është 10 herë më lirë se blerja e pesticideve dhe besohet se është e mirë në mbrojtjen e të korrave nga insektet.

Por, kjo metodë është përdorur nga indianët prej vitesh. Mediat e huaja raportojnë se ky është një trend që shihet në pjesë të tjera të Indisë, me fermerët që përdorin gjithashtu marka të tjera indiane të cola-ve. Praktika e përdorimit të pijeve joalkoolike në vend të pesticideve ka fituar aq shumë popullaritet, saqë shitjet e pijeve joalkoolike janë rritur në mënyrë dramatike në shumë fshatra të Indisë.

Fermerët thonë se përdorimi i pesticideve mund t’u kushtojë atyre rreth 70 rupi (1.50 dollarë) për një hektar. Për krahasim, nëse përziejnë një shishe Pepsi ose Coca-Cola me ujë dhe e spërkasin mbi të korrat e tyre, kushton 55-60 rupi më pak për hektar.

Specialisti i bujqësisë, Devendra Sharma thotë se disa fermerë në të vërtetë mendojnë se pijet janë të njëjta me pesticidet, por ai shpjegon se ka shumë të ngjarë që efektet pozitive të këtij përdorimi vijnë jo për shkak të pesticideve që përmbajnë por për shkak të shurupeve të sheqerit. Pijet freskuese ishin efektive në kontrollin e dëmtuesve të bimëve, jo duke helmuar ose vrarë drejtpërdrejt insektet (siç bëjnë pesticidet tradicionale), por duke tërhequr për shkak të sheqerit milingonat, për t’u ushqyer me larvat e insekteve.

Specialistët e bujqësisë thonë se fermerët gabojnë duke menduar se pijet janë të njëjta me pesticidet.

“Gjithçka që po ndodh është se bimët marrin një furnizim të drejtpërdrejtë me karbohidrate dhe sheqer, gjë që rrit imunitetin e bimëve dhe plantacioni në tërësi përfundon duke dhënë një prodhim më të mirë”, sqarojnë ekspertët.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Coca-Cola thonë se pretendimet se pija mund të përdoret si pesticid nuk kanë mbështetje shkencore.

Edhe menaxheri i shitjeve të Pepsi hedh poshtë pretendimet se kjo pije përmban pesticide.

 “Nëse do të kishte ndonjë të vërtetë në këto pretendime, atëherë ne më mirë do ta shisnim produktin tonë si pesticide, që kushton më shtrenjtë, dhe jo si pije joalkoolike”, sqarojnë përfaqësues të Pepsi për mediat e huaja.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img