Në zgjedhjet elektorale të vitit 2015, një ndër premtimet e kryetarit të bashkisë Korçë Sotiraq Filo ishte dhe projekti “Korcca e madhe”, ku në disa fshatra përfshirë këtu dhe Ravonikun do të investohej në infrastrukture rrugore, ndriçim dhe në kanalet ujitëse. Gjashtë vite më vonë, nga verifikimi që Faktoje bëri në terren konstatoi se këto investime janë kryer në pjesën më të madhe të tyre.
“Kemi një projekt shumë të rëndësishëm që ne e quajmë “Korça e Madhe”, e cila synon që brenda brenda bashkisë së madhe të Korçës që ka 7 komuna, të krijojë qytetin e madh të Korçës që është qyteti i sotëm, së bashku me disa fshatra që ndodhen shumë pranë pranë qytetit, Ravoniku, Mborja, Barçi, Dishnica, Çifligu, Bulgareci apo edhe ndonjë fshat tjetër. Do ta prezantojmë për shumë pak javë dhe menjëherë pas zgjedhjeve do fillojmë zbatimin e këtij projekti”, – u shpreh kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo më 19 prill 2015 gjatë një takimi me banorët e Ravonikut.
Për të mësuar më shumë rreth investimeve të bëra për këtë fshta, Faktoje iu drejtua me një kërkesë për informacion Bashkisë Korçë.
Kërkesa dërguar Bashkisë Korçë, 25 tetor 2021
Përgjjigja e Bashkisë Korçë, 3 nëntor 2021
Në fundin e muajit tetor 2021, Faktoje shkoi për verfikim në fshatin Ravonik që gjendet rreth 2 kilometër larg nga qendra e Korçës dhe ku jetojnë rreth 1000 banorë. Banorët e fshatit, siç ata tregojnë merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori.
“Rrugët janë shtruar ka disa vite. Ne si banorë na e kanë bërë më të lehtë lëvizjen, sepse këtu kanë qënë rrugët shumë keq dhe ndodhte shpesh herë që pëmbyteshim”- tregon një Dafina, banore e fshatit.
Për problemtikën e kaluar të rrugëve, veçanërisht gjat dimër na tregon dhe S. rreth 50-tave:
“Shyqyr që e bënë një shtresë asfalti, sepse në dimër të ngelte këmba në baltë, ishte e pamundur të kalohej”.
Foto të rrugëve në Ravonik
Në kundër të investimeve për këtë fshat një tjetër elemet që verifikuam ishte dhe ndriçimi rrugëve. Sipas bashkisë së Korçëës, në këtë fshat janë vendosur 50 ndriçuesa. Nga ajo çfarë Faktoje konstatoi në terren rezultonte që ky premtim ishte i mbajtur dhe këtë e konfirmojnë vetë qytetarët.
“Ndriçimi është vendosur në disa rrugë të fshatit, këto shtyllat kanë gati një vit që janë vendosur. Na kanë shërbyer shumë me thënë të drejtën, sepse natën këtu nuk lëvizje dot nga errësira.”- tregon një Pali rreth të 60-ave.
Foto të ndriçimit të rrugëve në Ravonik
Lidhur me pastrimin e kanaleve vaditëse, gjatë verfikimit në fund të tetorit Faktoje konstatoi se ato nuk ishin ende pastruar për sezonin e dimrit.
“Akoma nuk kanë ardhur punëtorët e bashkisë për t’i pastruar. Me shumë mundësi do fillojmë t’i pastrojmë ne, sepse nuk mund të rrezikojmë të na përmbyten tokat që kemi punuar”- tregon një banor i fshatit.
Foto të kanaleve në Ravonik
Gjatë kohës që gjendeshim në Ravonik, Faktoje vërejti që bashkia kishte vendosur kosha për grumbullimin e mbeturinave në disa zona të fshatit.
“Po, janë vendosur koshat tek zona e Lapidarit të viktimave të Ravonikut, por edhe nëpër rrugë të tjera,”- shprehet zonja Linda, një banore e Ravonikut.
Foto të koshave të vendosura nga Bashkia Korçë
Faktoje edhe më parë e ka ndjekur me artikuj premtimin e kryebashkiakut Sotiraq Filo, në lidhje me investimet në fshatin Ravonik. Gjashtë vite më pas, nga verifikimi në terren dhe informacioni i grumbulluar, premtimin për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme në fshatin Ravonik e kategorizojmë si Premtim të Mbajtur.
“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.