.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookParisi ndaloi dhënien me qera dhe jo përdorimin personal të skuterave elektrikë

Parisi ndaloi dhënien me qera dhe jo përdorimin personal të skuterave elektrikë

Prej datës 1 shtator, Parisi ka ndaluar operimin e kompanive të ofrimit me qira të skuterave elektrikë, por jo ndalimin e atyre që janë në përdorim privat, siç pretendohet në artikuj të shpërndarë në portale.  Mediat franceze shkruajnë së fundmi se Parisi është bërë zyrtarisht kryeqyteti i parë europian që ndalon marrjen me qira të tyre.

Në nje artikull që mban datën 31 gusht, portalet pretendojnë se prej muajit shtator skuterat elektrikë nuk do të lejohen më në rrugët e Parisit.

Dita e fundit e patinave elektrike në rrugët e Parisit”-shkruan “Te Sheshi”.

Artikulli i publikuar nga portali

Më tej, në brendësi të artikullit theksohet se Parisi do të bëhet kryeqyteti i parë evropian që ndalon plotësisht këto dyrrotakë.

Të ndaluara në kryeqytetin francez me votim popullor, patinat elektrike tani po jetojnë ditën e tyre të fundit në Paris, pas pesë vitesh prani të diskutueshme”, shkruan portali.

Por, si qëndron e vërteta mbi ndalimin e skuterave elektrikë në kryeqytetin francez?

Në një artikull të publikuar në muajin prill, Faktoje raportoi se Parisi kishte ndaluar shërbimin e dhënies me qira të skuterëve dhe jo përdorimin e atyre që janë në përdorim privat.

Tre kompanitë kryesore të dhënies më qera të skuterave elektrikë Lime, Dott dhe Tier ishin nën akuzë nga kritikët për shkak të mënyrës se si po drejtoheshin skuterët nga persona jo të mësuar me këtë mjet dhe mosrespektimin e kushteve të sigurisë të vendosura. 

Ndërkohë, skuterët e lënë pa rregull në trotuare dhe hedhura apo vandalizuara në mjedise publike ishin bërë gjithashtu një problem shqetësues për imazhin e qytetit më të vizituar në botë.

Pas votës së qytetarëve, bashkia vendosi të mos rinovojë kontratën për operatorët e dhënies me qira të skuterave. Përpos kësaj, skuterat elektrikë në përdorim personal të qytetarëve nuk do të ndalohen të qarkullojnë në qytet. 

Kjo konfirmohet edhe në disa artikuj të publikuar nga mediat e huaja pak ditë më parë, ku theksohet se kryeqyteti francez ndalon plotësisht marrjen me qira të skuterëve në rrugët e tij.

“Parisi, qyteti i parë evropian që prezantoi skuterët elektrikë me pagesë në rrugë, është bërë zyrtarisht i pari që i ndalon ato. Rregulli hyn në fuqi më 1 shtator 2023, pasi banorët në kryeqytetin francez votuan për ndalimin e tyre. Eksperimenti parizian me skuter me qira zgjati pesë vjet. Skuterët në pronësi private lejohen”, raporton “France 24”.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img