.

.

BallinaProjekteLufta kundër dizinformimit dhe zhvillimi i medias në ShqipëriParadoksi në Vlorë, të rinj që marrin ndihmë ekonomike dhe të huaj që rekrutohen si punëtorë sezonalë

Paradoksi në Vlorë, të rinj që marrin ndihmë ekonomike dhe të huaj që rekrutohen si punëtorë sezonalë

Një grua 42 vjeçare që jeton në një familje me të ardhura nën 50 mijë lekë të reja në Vlorë, është një ndër kategoritë që duhej të ishte asistuar nga bashkia për të gjetur një punë. Por premtimi elektoral i 2015-s nga kryebashkiaku Dritan Leli, se do të ofrohej punësim sezonal për këtë kategori, dështoi. 7 vite pas këtij premtimi, shifrat flasin për dhjetëra të papunë vlonjatë të moshës 16-35 vjeç që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe paradoksalisht, bizneset në Vlorë rekrutojnë punonjës të huaj, sidomos në sezon turistik.

Jerola Ziaj

Ndër premtimet elektorale të mandatit të tij të parë, Dritan Leli kryebashkiaku Vlorës ndër të tjera premtoi përkujdesje të veçantë për kategorinë e familjeve në situatë të vështirë ekonomike. Specifikisht Dritan Leli artikuloi gjatë fushatës:

“Do të ofrojmë punësim sezonal për familjet në nevojë“.

Ligjërisht bashkia e Vlorës dhe në përgjithësi pusheti lokal nuk ka detyrë të drejtpërdrejtë ndërmjetësimin në punësim, megjithatë u artikulua si një angazhim gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2015-të nga kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli. Në atë kohë ai e shihte punësimin si rrugën e vetme të reduktimit të varfërisë, integrimit të familjeve dhe veçanërisht fëmijë që vinin nga kategori në vështirësi ekonomike.

Kur kanë kaluar 7 vjet nga ky premtim, ne bëmë një verifikim nëse është përmbushur. Fillimisht iu drejtuam bashkisë së Vlorës me një kërkesë për informacion, por deri në publikimin e artikullit nuk kemi marrë një përgjigje.

Pavarësisht nevojës për fuqi punëtore që ka pasur biznesi gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, bashkia e Vlorës ka dështuar në asistimin e rasteve për punësim që vijnë nga familjet në nevojë.

Alketa Abedini është një 42 vjeçare e ve nga qytetit i Vlorës e cila i siguron të ardhurat kryesisht nga puna e saj si pastruese. Ndihma sociale që merr nga KEMP nuk mjafton për të përballuar jetesën. Abedini thotë se i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale si pasojë e një tumori, disa vite më parë.

“Përfitoj nga kempi 11.000 mijë lekë, disa vite më parë gjendja ime shëndëtësore e rënduar nuk më lejonte të punoja dhe me të ardhurat e asistencës sociale vetëm bukën mund të përballoja, për muaj kemi jetuar pa drita dhe shtëpia edhe tani është e pabanueshme pasi zona përmbytet vazhdimisht “- shtoi Abedini, e cila pohon se nuk ka të ardhura të mjaftueshmë për të përballuar një qira banese dhe se mbetet ende në pritje për trajtim si e pastrehë pasi statusin e përfiton.

42 vjeçarja thotë së nuk është asistuar për punësim nga asnjë instutucion, ndërsa në familjen e saj prej tre personash rezulton i punësuar me kohë të plotë vetëm i biri 22 vjeç.  Të ardhurat e familjes nuk i kalojnë 50.000 mijë lekë, në një kohë kur INSTAT e përllogarit shpenzimin mesatar në qytet prej 75. 000 mijë lekë dhe e liston Vlorën ndër tre qytetet me konsumin më të ulët mesatar në rang republike.

Në total në territorin e Bashkisë së Vlorës, janë 683 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike nga Shërbimi Social Shtetëror, 42 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike nga Bashkia e Vlorës dhe 16 familje që trajtohen nga Fondi i Kushtëzuar nga Buxheti i shtetit. Irena Stasa, drejtore e Shërbimit Social të Bashkisë së Vlorës, tha për Faktoje se ata i orientojnë të rinjtë nga kategoria e shtesave në nevojë, kryesisht drejt arsimit. Ndërsa ndërmjetësimi për personat 45 –50 vjeç mbetet i vështirë për shkak të kërkesës, por edhe mungesës së kualifikimit të tyre.

Po punësimi sezonal i personave në nevojë?

Kreu i Unionit Turistik të jugut, Vasil Bedinaj tha se tashmë kanë nisur përpjekjet për rekrutimin e punonjësve të huaj.

“Kemi mungesa në staf në dimër, ndërsa nevoja për staf në verë shumëfishohet. Në këto kushte do të ishte domosdoshmëri ndërveprimi mes mesh dhe institucioneve dhe jo vetëm do të plotësonim nevojat, por do të ishte shumë eficente edhe në uljen e nivelit të varfërisë.”-u shpreh ai.

Zyrtarisht, edhe Zyra Rajonale e Punësimit sqaron se rastet që paraqiten si punëkërkues të papunë nga kategoria e personave në Ndihmë Ekonimike, vijnë kryesisht nga Shërbimi Social Shtetëror, pasi rastet e Bashkisë së Vlorës nuk e kanë detyrim këtë gjë.

Saniela Xhaferri, drejtore Shërbimit Social Shtëtëror tha për Faktoje:

“Rastet të cilat referohen te ne janë kryesisht nga shërbimi social shtetëror dhe janë kryesisht familje të reja me fëmijë në moshë minore që kërkojnë të punësohen part time ose në punë të lehta, ose janë persona me moshë të mesme nga 50-60 vjeç, në prag pensioni, për të cilët ndërmjetësimi për punësim është shumë i vështirë.”

Nga familjet që asistohen me ndihmë ekonomike 220 persona i përkasin grup- moshës 16-25 vjeç, nga të cilët është arritur punësimi i vetëm 27 personave ose 12.3% të tyre. Por asnjë rast punësimi apo ndërmjetësimi nuk është asistuar nga Bashkia e Vlorës duke e lënë këtë premtim të Kryebashkiakut Leli, të papërmbushur.  Ndërmjetësimi i punësimit për kategoritë në nevojë do të lehtësonte edhe biznesin në qytet, i cili prej vitesh përballet me krizën e krahut të punës.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img