.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookParada e shtrigave në Salem shitet si në Zvicër

Parada e shtrigave në Salem shitet si në Zvicër

Pretendimi: Kjo video tregon një paradë përbindëshash në Zvicër

Verdikti: E pavërtetë

—————————————————

Një video që tregon një numër njerëzish të maskuar si përbindësha po qarkullon në rrjet me pretendimin se ata janë në Zvicër, dhe janë pjesë e një trendi të ri djallëzor. Pretendohet nëpërmjet hashtageve në postim se shfaqja në Zvicër ka lidhje me zhvillimin në këtë vend të Forumit Botëror Ekonomik dhe Qendrën Kërkimore Nukleare CERN. 

Për të zbuluar më shumë, Faktoje vizitoi profilin e TikTok që shfaqet në video, @mmfabrications, i cili vetëpërshkruhet si “krijues i artit të errët në LA” .

Video e mësipërme është botuar nga ky profil në tetor 2023 dhe në përshkrimin e saj shpjegohet se ajo tregon një “paradë krijesash” të porositur nga dyqani i rrobave BlackcraftcultSalem, Massachusetts në ShBA.

Qyteza e Salem, Massachussets njihet kryesisht për gjyqet e shtrigave të Salemit në 1692, kur mbi 200 persona, shumica gra, u akuzuan si shtriga. 30 persona u ekzekutuan si shtriga, ndërsa 6 të tjerë vdiqën në burg ose gjatë torturave të administruara gjatë ‘hetimit’.

Këto ngjarje formojnë gjerësisht identitetin kulturor të qytetit me disa makina policie vendase që mbajnë logon me shtriga, dhe ekipi sportiv i gjimnazit të Salemit që mban emrin “Shtrigat”. 
‘Turizmi i shtrigave’ qarkullon rreth 140 milionë dollarë çdo vit në Salem dhe tërheq 1.8 milionë turistë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img