Momentet e frikshme të një tërmeti të publikuara në rrjetet sociale si në zonën e Astirit në Tiranë, i përkasin një prej tërmeteve më të rënda të ndodhur në Alaskë në vitin 2018. Përdoruesit e mediave sociale i përdorin video të tilla me mbishkrime ‘sensacionale’, me qëllim tërheqjen e sa më shumë reagimeve në këto rrjete.
——————————————————————————————————————————-
Tërmeti i mbrëmjes së 15 janarit krijoi jo pak panik te qytetarët, por gjithashtu solli edhe një abuzim të mediave online për sa i përket titujve dhe pamjeve të publikuara.
“Keto jan momentet e frikshme nga termeti ne Tirane. Zot mbaj doren”, njofton pamjet e një video ku shfaqen dridhjet e shumta të tokës, faqja e Facebook “Buronjat e Kuçit të Labërisë”.
Screenshot, faqja e Facebook “Buronjat e Kuçit të Labërisë”
Në videon e publikuar pretendohet se këto janë pamje nga zona e Astirit në kryeqytet, natën e 15 janarit, ku në Tiranë u regjistrua tërmeti me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter. Pamjet tregojnë sende që bien nga raftet dhe duket qartë që kemi të bëjmë me një tërmet me magnitudë më të lartë. Nisur nga kjo, “Faktoje” vendosi të bëjë një verifikm të pamjeve që qarkullojnë në mediat sociale.
Fillimisht, nëpërmjet programit të verifikimit të videove InVid analizuam pamjet e publikuara. Shkëputëm një fragment nga video e postuar në rrjetet sociale dhe e ngarkuam në këtë program.

Screenshot, procesi i verifikimit të videos
Më pas imazhin e ngarkuam në “Bing reverse search”, ku zbuluam se video i përket një tërmeti në Alaskë, me magnitudë 7 ballë, një nga tërmetet më të fuqishëm që shkaktoi mjaft dëme në zonën e Anchorage.
Kjo video është publikuar në Youtube që në dhjetor të vitit 2018 kur dhe ndodhi tërmeti. Nëse do kërkojmë edhe në Google shihet se lajmi është pasqyruar në mediat e huaja më shumë se 4 vite më parë.
Përdorimi i ngjarjeve të tilla që kanë një ndikim të madh tek publiku, fenomen që haset shpesh në portale dhe profile në mediat sociale me qëllim tërheqjen e klikimeve, përbën dezinformim.