ANDI BORA
Kjo ishte një pjesë e deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Por, sipas përllogaritjeve dhe sipas të dhënave të paraqitura në websajtin e Entit Rregullator të Sektorit të Furnzimit me Ujë dhe Largimin e Përpunimit të Ujërave të Ndotur
(ERRU), rritja faktike e çmimit të ujit në Tiranë është në masën 44% dhe rrjedhimisht deklarata e deputetit Paloka, kategorizohet gjysmë e vërtetë.
Tarifa e mëparshme e ujit për konsumatorët familjarë ka qenë 45 leke/m3, ndërsa tarifa e re është 65 lekë/m3.
Nesë rritja e kësaj tarife do të ishte në masën 50%, qytetarët do të duhej të paguanin 67.5 lekë/m3 dhe jo 65 lekë, sa ç’paguajnë aktualisht.