BallinaBurokraciFSHF jep përgjigje pa përgjigje

FSHF jep përgjigje pa përgjigje

KLEVIS PALOKA

Pas një postimi në facebook të kreu të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka në 21 Janar 2018, se investimet në infrastrukturë ishin rritur me 228% dhe se gjatë 16 viteve ishin ndërtuar 3 stadiume ndërkombëtare, 56 fusha me bar natyral, 19 fusha me bar artificial dhe 76 fusha minifutbolli në të gjithë vendin.

Si fillim “ Faktoje” kontaktoi me drejtorin e zyrës së Marrëdhënieve për Publikun në FSHF, Gerti Çarçani  në 24 Janar, për të pasur një listë të këtyre fushave të ndërtuara, por përgjigjja e tij ishte; “nuk mund të japim informacion për një media që nuk është online dhe se përgjigjen do ta marrësh kur të jesh online.

Në atë kohë ‘’Faktoje’’ nuk ishte online por kjo nuk do të thotë se stafi i ‘’Faktoje’’ nuk punonte  dhe koha kur kjo media doli online ishte data 27 shkurt 2018. Kjo do të thotë se për të marrë informacionet e kërkuara, si fillim duhet të prisnim 1 muaj derisa faqja e internetit të “Faktoje” të ishte online dhe më pas duhet të nisnim një kërkesë për informacion drejt këtij institucioni me vulën e titullarit.

Sapo “Faktoje” doli online, ne dërguam një kërkesë në 28 shkurt 2018 në adresë të sekretarit të përgjithshëm të Federatës, Ilir Shulku dhe përgjigja e tyre mbërriti pas një muaji.

Përgjigja e FSHF-së nëpërmjet emailit ishte: “Fushat janë të ndërtuara kryesisht në të gjithë klubet e superligës dhe një pjesë të kategorisë së parë, ndërsa minifushat kryesisht nëpër shkolla në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçë, Vlorës, etj, por edhe për qëllime sociale si për të verbrit, në institucione riedukimi”. (Një përgjigje pa përgijigje në fakt dhe që nuk plotësonte kërkesën e redaksisë së “Faktoje”)

Më pas “Faktoje” kontaktoi në 3 Prill 2018 me Shefin e Marrëdhënieve dhe Projekteve Institucionale, Kejdi Tomorri dhe përgjigjja e tij se përse informacioni nuk kishte ardhur i plotë ishte: “ Specifikisht që të t’i dërgoj së ku ndodhen këto fusha i bie që të hap të gjitha dokumentacionet dhe të rri të merrem 1 ditë ose 2 ditë me këtë punë sepse ato gjenden në arkiva, dhe të gjej se ku kemi investu në shkolla dhe por t’i  mund të shkosh nëpër shkolla dhe ti gjesh. Për 76 fushat e minifutbollit ne kemi pasur një marrëveshje me Ministrine e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar 20 fusha minifutbolli në Tiranë dhe Durrës nëpër shkolla të ndryshme, më pas janë ndërtuar edhe nga 3-4 fusha në Vlorë dhe Elbasan. Por do të shikoj së çfarë mund të gjej ndonjë gjë të saktë dhe mund t’i dërgoj”.

Kanë kaluar më shumë se 2 javë dhe akoma nuk kemi marrë informacionin e plotë të kërkuar nga ana jonë për fushat e ndërtuara! Nëse një ditë do të na ofrohet ky informacion, do të përgatisim edhe lajmin, por nëse jo, dyshimet dhe paqartësitë tona, por gjykojmë jo vetëm tonat, do të mbeten ende të tilla…

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img