.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookPacienti i prekur nga murtaja asnjë lidhje me djegien e Kuranit

Pacienti i prekur nga murtaja asnjë lidhje me djegien e Kuranit

Pretendimi: Personi që dogji Kuranin publikisht është ndëshkuar duke iu djegur duart

Verdikti: E pavërtetë

postime në rrjetet sociale në vendin tonë janë publikuar fotot e një burri me gishta të djegur dhe pretendohet se ai është ndëshkuar nga Zoti, pasi grisi dhe dogji Kuranin.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne bëmë një kërkim mbi personin e përmendur dhe foton e publikuar. Fillimisht, nëpërmjet “Google Image” konstatuam se imazhi i përket vitit 2012 dhë bëhet fjalë për një pacient në një spital në Oregon të SHBA, i cili u prek nga murtaja, pasi tentoi të nxirrte një mi nga goja e maces së tij.

Asokohe, “The Guardian” raportonte se “Paul Gaylord nuk është më në gjendje kritike, por ka frikë për gishtat e duarve dhe këmbëve, pasi ka marrë murtajë nga macja”. Sipas raportimit, sëmundja është shkaktuar nga bakteri “yersinia pestis”.

Në një intervistë realizuar nga “The Guardian” më 31 janar 2014, Gaylord tregonte se ai u prek nga murtaja, pasi u kafshua nga macja e tij Charlie. Pas kësaj, ai tha: “Kam qenë në koma për 27 ditë, gjatë së cilës duart dhe këmbët e mia u frynë dhe filluan të nxihen”.

Në një verifikim të kryer nga kolegët e AFP konfirmohet gjithashtu se personi në foto nuk ka asnjë lidhje me ndonjë episod të djegies së librit të shenjtë, Kuranit.

Në faqen e internetit të Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thuhet: “Murtaja është një sëmundje që prek njerëzit dhe gjitarët e tjerë. Shkaktohet nga bakteri Yersinia pestis. Njerëzit zakonisht preken nga murtaja pasi kafshohen nga një plesht brejtësish që mban bakterin e murtajës ose duke trajtuar një kafshë të infektuar me murtajë”.

Pra, imazhe të vjetra të një pacienti të prekur nga murtaja po shpërndahen online, duke dezinformuar se ai është njeriu që dogji Kuranin. 

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img