.

.

BallinaAktualitetCovid-19Numri i kufizuar i vaksinave, 'mollë sherri' mes banorëve në fshatrat e Pogradecit

Numri i kufizuar i vaksinave, ‘mollë sherri’ mes banorëve në fshatrat e Pogradecit

Vaksinimi i kategorive më të rrezikuara, promovohet nga autoritetet Shëndetësore si një proces që po kryhet me sukses. Qendra shëndetësore Rrëmenj, që mbulon mbi 2800 banorë, nga të cilët, 300 të sëmurë kronikë, u furnizua vetëm më 20 vaksina, që nuk mbulojnë as personelin shëndetësor. Banorëve nuk u mbetet vetëm se të ‘luftojnë’ kush e kush të arrijë të jetë ‘I përzgjedhuri’ për të merituar të vaksinohet.

 

Kjo është një tjetër deklaratë publike që Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka bërë në lidhje me procesin e vaksinimit. Edhe pse autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë këshilluan nisjen më herët të këtij procesi, në krahasim me vitet e tjera, ai po ‘zvarritet’ mes shumë problematikave që rrethojnë situatën e krijuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Ditën që Ministrja Manastirliu ka bërë këtë deklaratë “Faktoje” udhëtoi drejt Pogradecit për të mësuar se si po shkon procesi I vaksinimit për kategoritë e rrezikuara.

“Deri tani në këtë institucion kanë ardhur 2250 mijë vaksina nga të cilat 465 kanë shkuar për personelin shëndetësor, pra qendrat shëndetësore dhe spitalin.”- na informon kryevaksinatorja e Pogradecit.

Kur e pyetëm nëse është kryer vaksinimi i plotë I të gjitha kategorive të rrezikuara, ajo u shpreh se sasia e mbërritur deri më sot, nuk I plotëson nevojat e mijëra individëve që duhet ta përfitojnë vaksinën falas.

*Vaksina e gripit sezonal që po aplikohet në qendrat shëndetësore

Edhe vitin e kaluar “Faktoje” ka kyer një vëzhgim në këtë qendër shëndetësore, ku numri i vaksinave që kishte mbërritur deri në fund të sezonit të vaksinimit ishte 2500.

“Këtë vit kemi shumë më shumë kërkesa nga popullata për kryerjen e vaksinës, sidomos nga të sëmurët kardiovaskularë apo ata me diabet, Covidi ka dhënë  efektin e vet, por mendoj se edhe janë më të ndërgjegjësuar”- thotë për Faktoje kryevaksinatorja M.K

Ajo na informoi edhe për gjendjen nëpër qendrat shëndetësore të fshatrave ku raportohet se numri I pamjaftueshëm I vaksinave është kthyer në mollë sherri mes pacientëve dhe stafit.

Nisur nga këto të dhëna “Faktoje” shkoi në disa qendra shëndetësore në fshatra.

*Qendra shëndetësore Buçimas, brenda mjediseve të Njësisë Administrative

“Këtë vit kemi pasur shumë kërkesa për  vaksinim sidomos nga të sëmurët kronikë, por e pamundur t’i vaksinojmë të gjithë, janë një numër I madh. Më shumë  kemi pas kërkesa nga azmatikët”-thotë për Faktoje vaksinatorja në Qendrën Shëndetësore të Buçmasit.

Kjo qendër mbulon 5 fshatra  dhe me furnizmin e dytë ka marrë 100 doza të cilat do të shpërndahen në Rrëmenj, Tushemisht ,Gështenjas, Baçallëk, Guras.

“Vetëm Tushemishti dhe Baçallëku kanë nga 500 banorë  secili. Shpesh kemi problem, sepse debatojnë pacientët me mjekët apo infermierët aty ngaqë nuk arrijmë t’i vaksinojmë të gjithë.Ndonjëherë na akuzojnë se i mbajmë ne për vete”-përfundon ajo.

*Qendra shëndetësore Rrëmenj

Ndalesa e radhës ishte në fshatin Rrëmenj ku shfaqen të njëjtat probleme si shkak i numrit të pamjaftueshëm të vaksinave.Sipas vaksinatores, kjo qendër mbulon rreth 2800 banorë, nga të cilët 300 janë të sëmurë kronikë në gjendje të rënduar.

“Me dërgesën e parë na erdhën 20 vaksina, nga të cilat 5 janë bërë për personelin shëndetësor, pasi janë ata të cilët përballen çdo ditë me të sëmurët.

*Lista me të dhënat e  personave të vaksinuar

*Ambulanca e  fshatit Tushemisht

Në qendrën shëndetësore të Tushemishtit na informuan se në fshatin me rreth 500 banorë, 100 prej tyre janë  të sëmurë kronikë, por vetëm 50 individë janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër është në pritje të kontigjentit të dytë me vaksina.

 

Lexo edhe: https://faktoje.al/vaksinat-e-gripit-dhe-misteri-i-shumefishimit-te-tyre/

https://faktoje.al/vetem-1-nga-10-te-semure-kronike-vaksinohen-mjeket-ne-shkoder-alarm-per-situaten-epidemiologjike/

https://faktoje.al/a-mjaftojne-368-mije-vaksina-per-kategorite-e-rrezikuara/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img