Pretendimi: Ky imazh tregon presidentin francez Macron duke notuar në lumin Seinë të mbushur me plehra

Verdikti: Gjeneruar me IA


Gjatë Lojërave Olimpike, në rrjete sociale qarkulloi një imazh që duket se tregon presidentin francez Emmanuel Macron duke notuar në ujin e ndotur të lumit Seine në Paris.

Imazhi i mësipërm, në të vërtetë, nuk është foto. Ai është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike të inteligjencës artificiale (AI).

Një tregues i origjinës artificiale të këtij imazhi është pamja si e pikturuar e fytyrës së Macron dhe proporcionet e ekzagjeruara të tipareve të tij. 

Krahasuar me një foto të vërtetë të Macron nga i njëjti kënd, presidenti në imazhin e mëipërm duket si një model Instagrami.

Një foto e vërtetë e Macron

Origjina artificiale e imazhit të mësipërm konfirmohet edhe nga mjeti për detektimin e imazheve AI, aiornot.com.

Në përfundim, një version më i madh i imazhit të mësipërm postuar në Twitter përfshin edhe firmën e ‘autorit’ @draws_nn në cep.

@draws_nn është emri i një kanali në Telegram, i cili poston shpesh imazhe, që sipas përshkrimit të kanalit, janë “krijuar nga rrjeti neural.” Rrjeti neural i referohet mënyrës se si programet e inteligjencës artificiale funksionojnë.