Pretendimi: Notarja paraguajane Luana Alonso u përjashtua nga Lojërat Olimpike për shkak të tatuazhit.
Verdikti: E pavërtetë
——————————————————-
Ndërsa Lojërat Olimpike 2024 vijojnë në Paris, një numër mediash dhe portalesh shqipfolëse kanë raportuar se notarja nga Paraguai Luana Alonso ishte përjashtuar nga Lojërat “për shkak të tatuazhit në vendin intim.”
Lajmi se Alonso u përjashtua nga Olimpiada për sjellje të papërshtatshme u përhap gjerësisht në media, si ato shqipfolëse dhe ato të huaja. Kjo sjellje e pretenduar nuk përfshin tatuazhin e saj.
Shefja e komisionit olimpik të Paraguajit, Larissa Schaerer më parë lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Prania e saj po krijon një atmosferë të papërshtatshme brenda ekipit të Paraguajit. E falënderojmë që ka vepruar sipas udhëzimeve, pasi ka qenë me vullnetin e saj të lirë që nuk e ka kaluar natën në fshatin olimpik.” Ajo nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm se çfarë ishte sjellja e supozuar.
Më 5 gusht, Alonso postoi në rrjetet e saj sociale për të përgënjeshtruar lajmet e përjashtimit të saj.
“Thjesht doja të sqaroja se unë nuk jam përjashtuar kurrë nga ndonjë vend, ju lutem boll shpërndatë informacion të pavërtetë,” deklaroi Alonso. “Nuk dua të jap asnjë deklaratë, por nuk do të lejoj as gënjeshtrat të ndikojnë tek unë.”
20 vjeçarja konkuroi në garën 100 metra stil flutur për femra më 27 korrik, por përfundoi e gjashta dhe nuk u kualifikua për në gjysmëfinale. Pas kësaj, ajo njoftoi papritur tërheqjen e saj nga noti në Instagram.