.

.

BallinaUncategorizedNis rregullimi i fasadave në Pogradec, por kryebashkiaku 'harron' dy premtimet e tjera

Nis rregullimi i fasadave në Pogradec, por kryebashkiaku ‘harron’ dy premtimet e tjera

Kreu i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli, u premtoi qytetareve të tij  ndërtimin e parkut ujor në Drilon,   rregullimin e fasadave të qytetit  dhe ndërtimin e pedonales Pogradec -Tushemisht. Faktoje ka verifikuar mbajtjen ose jo te këtyre premtimeve nga  kryebashkiaku Xhakolli. Nga verifikimi yne rezultoi se ka tre premtime, ka nisur puna vetëm për rregullimin e fasadave te qytetit, dy premtimet e tjera janë ende në “sirtar”.

Të shumta kanë qenë premtimet e  dhëna gjatë fushtës elektorale të viti 2019 nga kandidati dhe njëherazi kryebashkiaku I Pogradecit Ilir Xhankolli . Në datën 7 qeshor gjatë fushatës elektorale Xhankolli premtoi ndërtimin e pedonales nga Pogradeci deri në Tushemisht.

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacion në të cilën morëm përgjigje se ky projkt është ende në fazën e koncept idesë.

Kërkesa :

Përgjigja:

Faktoje shkoi gjithashtu në terren për të parë nëse gjatë kësaj kohe kishte ndodhur ndonjë ndryshim por pedonalja ishte e njëjtë.

Një vit përpara fushatës elektorale kryebashkiaku Xhankolli lajmëroi qytetarët e Pogradecit se konkursi për hartimin e parkut ujor të Drilonit kishte përfunduar .Po sipas tij ky projekt synon ta kthejë zonën në një destinacion turistik I cili do të nxiste dhe investimet.

Kur Faktoje e pyeti bashkinë se çfarë ishte bërë me këtë projekt  ata u shprehën se kanë nisur punimet nga firma përkatëse e kontratuar.

Hapi I radhës ishte vëzhgimi në terren ku Faktoje konstatoi se parku I Drilonit vazhdonte të ishte I paprekur dhe nuk kishte nisur asnjë punim.

Rehabilitimi I fasadave të qytetit ishte një tjetër premtim I kryebashkiakut Xhankolli gjatë fushatës së viti 2019. Kur Faktoje pyeti bashkinë për këtë projekt në përgjigjen e tyre ata informojnë se projekti është ende në fazën e concept idesë. Megjithatë kjo përgjigje është  deri në datën 7/12/2020 e vlefshme pasi jo më pak se tre ditë më vonë Fondi Shqiptar I Zhvillimit njofton nisjen e zbatimit të projektit në lagjen nr.2 të Pogradecit.

Faktoje ishte në terren një javë pas kësaj deklarate dhe konstatoi se fasadat kryesore të qytetit nuk ishin prekur dhe mbi to nuk ishte nisur asnjë punim.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img