Gjendja e emergjencës dhe zhvendosja e mësimit në klasa virtuale përmes mësimit online ka sjellë jo pak problematika , por edhe shpërndarje lajmesh të rreme. I fundit është ai sipas të cilit Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule kishte mbështetur ndërprerjen e të mësuarit online për studentët e këtij fakulteti, si pasojë e eficencës së ulët që ka kjo metodë.
Ky informacion erdhi si denoncim në “Faktoje” nga një studente e Fakultetit të Ekonomisë e cila u shpreh se lajmi po qarkullon në mënyrë virale në Instagram, rrjeti social i përdorur gjerësisht nga të rinjtë.
Pas këtij informacioni që morëm, ne komunikuam me Dekaninin e Fakultetit të Ekonimisë Dhori Kule për ta pyetur në lidhje me deklaratën që po qarkullon.
Dekani Dhori Kule na telefonoi duke na sqaruar se një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe se Fakulteit i Ekonomisë po bën përpjekjet e veta që edhe studentët të cilët nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë mësim online për shkak të mungesës së kushteve të mos mbeten mbas.
Këtë qëndrim gjetëm edhe në faqen zyrtare te Fakultetit të Ekonomisë.