.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookNASA filmoi ngritjen e Apollo 17 nga kamera e mjetit hënor, ja përse nuk ka inskenim

NASA filmoi ngritjen e Apollo 17 nga kamera e mjetit hënor, ja përse nuk ka inskenim

Pamje të largimit të një anijeje kozmike nga sipërfaqja e Hënës nuk provon se zbarkimi i njerëzve në Hënë ishte inskenim. Verifkimi i “Faktoje” shpjegon se pamjet janë xhiruar nga një kamera e montuar në një robot eksplorues hënor që u la pas nga misioni hënor Apollo 17.

————————————-

Një video që tregon një anije kozmike duke u larguar nga sipërfaqja e Hënës po përdoret nga konspiracionistët për të pretenduar se zbarkimi në Hënë “duhet të ketë qenë e gjitha një shfaqje hollivudiane.”

Sipas konspiracionistëve, ka vetëm dy shpjegime për ekzistencën e këtyre pamjeve: ose NASA ka lënë pas një kameraman që ka xhiruar videon (gjë që është qesharake), ose që video, krahas të gjithë misioneve që kanë dërguar astronautë në Hënë, janë të inskenuara (gjë që mesa duket nuk është qesharake).

Në fakt, ka edhe një shpjegim tjetër: misioni hënor la pas një kamera me telekomandë.

Me anë të mototrit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se pamjet në videon që qarkullon në rrjet tregojnë ngritjen e Modulës Hënore Challenger të misionit Apollo 17 në 14 dhjetor 1972.

Siç shpjegohet në faqen zyrtare të NASA, këto pamje u kapën nga një kamera televizive e montuar mbi një makinë eksploruese e cila ishte parkuar rreth 145 m në lindje të anijes kozmike që shihet në video. 

Astronauti Eugene Cernan nget makinën eksploruese hënore të misionit Apollo 17

Kjo makinë, e pajisur me antena, kontrollohej me telekomandë nga qendra e kontrollit në Houston. Pozicioni i makinës ku ndodhej kamera mund të shihet në foton e mëposhtme.

Eksploruesi hënor është në pozicionin e tij final të parkimit 145 m pas modulës hënore (“pozicioni VIP”). Kamera televizive e makinës do të inçizojë ngritjen nga Hënë nga ky pozicion.

Xhirimi i këtyre pamjeve mund të duket i habitshëm për teknologjinë e vitit 1972. Ai u arrit pas të paktën dy përpjekjesh të dështuara gjatë misionit Apollo 15 dhe Apollo 16. 

Gjatë Apollo 15, mekanizmi që lëvizte kamerën nuk funksionoi kështuqë kamera nuk mund ta ndiqte të gjithë lëvizjen e anijes kozmike, e cila del jashtë kornizës brenda pak sekondave. Gjatë Apollo 16, lëvizja e kamerës nuk ishte në sinkron me ngritjen e anijes kozmike si pasojë e vonesës së valëve të radios nga Hëna në Tokë.

Në misionin Apollo 17, Ed Fendall ishte personi që kontrollonte lëvizjen e kamerës. Kjo duhej bërë pa e parë pamjen e xhiruar nga kamera, por vetëm me anë të llogaritjeve të trajektores që do ndiqte anija kozmike.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img