.

.

BallinaAktualitetMungesa e lirisë në median shqiptare, e gjithëpranuar – misioni i KiE takime dy ditore ne Shqipëri

Mungesa e lirisë në median shqiptare, e gjithëpranuar – misioni i KiE takime dy ditore ne Shqipëri

Në tre vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në lirinë e medias. Ky ishte lejtmotivi i konferencës për media të organizuar nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, partnerw të Këshillit të Europës, në përmbyllje të misionit dyditor për vlerësimin e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

Jona Plumbi

Këtë e pranon edhe vetë Kryeministri – tha Ricardo Gutiérre nga Federata Europiane e Gazetarëve, pasi shprehu habinë që edhe pas tre vitesh nga vizita e fundit në Shqipëri, vendi nuk ka bërë asnjë përparim. Sipas tij është detyra e qeverisë që të ndërmarrë hapa për përmirësimin e lirisë së mediave dhe aksesit në informacion, përmes implementimit të rekomandimeve të përvitshme të Komisionit Europian.

Një nga problemet kryesore në lirinë e medias në vend, sipas gjetjeve të këtij misioni, është pronësia e mediave. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe atyre politike kanë zënë vendin e interesit të publikut në linjat editoriale të mediave, gjë e cila pamundëson punën e gazetarëve.

Përfaqësuesi i “Reporterëve pa Kufij”, Pavol Szalai solli në vëmendje disa shifra lidhur me lirinë e medias, ndër të cilat përmendi faktin se Shqipëria renditet e fundit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në indeksin e lirisë së medias. Një prej tyre ishte matja e pluralizmit në media, kryer nga Qendra për Pluralizmin dhe Lirinë e Medias, institucion i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian. Sipas këtij monitorimi Shqipëria ishte e parafundit në renditje, me Turqinë që shënonte nivel më të lartë të indikatëorëve që cënojnë pluralizmin në media, si siguria thelbësore në punë, pluralizmi i tregut, pavarësia nga politika dhe përfshirja sociale.

Por ndërsa misioni njohu Kryeministrin Rama me rezultatet e këtij monitorimi, ata vetë u njohën me refuzimin kategorik të kryeministrit ndaj rezultateve të këtij studimi, duke mos pranuar pozicionimin vetëm një vend më lart Turqisë. – shpjegoi Gutiérre gjatë konferencës.

Një këshillë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë shqiptare ishte studimi i Aktit për Lirinë e Medias, që së fundmi është në diskutim në Bashkimin Europian, pasi ofron mënyra për zgjidhjen e problemit të transparencës së pronësisë së mediave dhe pavarësisë së redaksive ndaj vetë pronarëve.

Marrja dhe “shfrytëzimi” i ekspertizës europiane mbi këtë çështje nga qeveria shqiptare është diçka e pritshme nga Këshilli i Europës dhe organizmat që punojnë në këtë fushë, për përmbushjen e vullnetit të mirë të shprehur nga Kryeministri gjatë takimit me misionin, për miratimin e propozimeve ligjore që reflektojnë standard europiane. Përmbushja e këtij vullneti të mirë, do mbetet për t’u parë – përfundoi sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve.

Gjatë vizitës monitoriuese dyditore në Shqipëri, anëtarët e këtij misioni u takuan me aktorë të mëdias dhe shoqërisë civile, mes tyre edhe Faktoje.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img