.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMrekullitë e Ivermectinës tashmë edhe për problemet me zemrën

Mrekullitë e Ivermectinës tashmë edhe për problemet me zemrën

Pretendimi: Ivermectina shëron jo vetëm kancerin, por bllokon edhe problemet me zemrën që shfaqen nga vaksinimi ndaj Covid

Verdikti: E pavërtetë

Në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendohet se medikamenti Ivermectina shëron kancerin, por edhe lufton problemet me zemrën.

Ivertmectin shëron jo vetëm kancerin, por bllokon edhe problemet me zemrën që shfaqen nga vaksinimi ndaj Covid”- shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Verifikimet tona vërtetojnë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Ivermectina është një medikament që përdoret për të trajtuar strongyloidiazën (krimbat e hollë; infeksion me një lloj krimbi të rrumbullakët që hyn në trup përmes lëkurës, kalon përmes rrugëve të frymëmarrjes dhe jeton në zorrë).

Ivermektina gjithashtu përdoret për të kontrolluar onkocerkozën (infeksion me një lloj krimbi të rrumbullakët që mund të shkaktojë skuqje, kokrra nën lëkurë dhe probleme me shikimin, duke përfshirë humbjen e shikimit ose verbërinë).

Ivermectina është në një klasë medikamentesh të quajtur anthelmintikë. Ajo trajton strongyloidozën duke vrarë krimbat në zorrë. Ajo trajton onkocerkozën duke vrarë krimbat në zhvillim.

Ivermectina është e miratuar vetëm për përdorim te njerëzit për trajtimin e infeksioneve parazitare, por nuk ka asnjë provë shkencore që bari përdoret për të trajtuar kancerin dhe problemet me zemrën.

Në një kërkim të bërë në agjencitë ndërkombëtare që merret me çështjet e shëndetit, nuk ka asnjë provë që të tregojë se ky bar trajton kancerin apo sëmundjet e zemrës. 

FDA shkruan në një artikull mbi përdorimin e këtij ilaçi dhe rreziqet që sjell nëse përdoret në mënyrë të pakontrolluar.

“FDA ka marrë raporte të shumta të pacientëve që kanë kërkuar kujdes mjekësor, përfshirë shtrimin në spital, pas vetë-mjekimi me ivermectin të destinuar për kafshët”, bën të ditur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Siç e kemi shpjeguar edhe në artikuj të mëparshëm, Ivermectin është një antiparazitar që është efektiv tek njerëzit kundër onkocerciazës, ndërsa në Perëndim përdoret përgjithësisht në fushën veterinare, veçanërisht te kuajt. Çdo përpjekje për të provuar se mund të funksionojë kundër Covid-19 ose sëmundjeve të tjera ka dështuar.

Këto pretendime janë verifikuar edhe nga kolegët e AFP, por edhe media të tjerë që merren me verifikimin e fakteve, të cilët kanë provuar se pretendimet se këto barna trajtojnë kancerin, nuk kanë asnjë bazë shkencore deri më tani.

“Barnat e përmendura në podcast janë duke u studiuar, por nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar efektivitetin dhe sigurinë e tyre para se të mund të përshkruhen në receta për njerëzit me kancer”- tha drejtoresha e politikave shëndetësore në Shoqatën Kanadeze të Kancerit, Elizabeth Holmes në një email në AFP.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img