.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjeku Tritan Kalo viktimë e marketingut abuzues online

Mjeku Tritan Kalo viktimë e marketingut abuzues online

Pretendimi: Shpërthim në apartamentin e mjeku Tritan Kalo pasi zbuloi mjekimin çudibërës  

Verdikti: E pavërtetë

Në artikuj të shpërndarë online pretendohet për një shpërthim në apartamentin e mjekut të njohur Tritan Kalo.

Skandal në Shqipëri: Shpërthim në apartamentin e mjekut Tritan Kalo trondit vendin!”- është ky titulli i shkrimit të shpërndarë online.

Për ta bërë të besueshme këtë lajm, është përdorur një foto e shkëputur nga një transmetim i televizionit shqiptar A2 CNN, duke shfrytëzuar edhe imazhin e gazetares Loneta Progni. Ky postim i ndarë 7 janar në Facebook ka marrë mbi 24 mijë shikime në orët e para të publikimit.

Më tej në shkrim pretendohet se Kalo sugjeron një preparat për pastrimin e enëve të gjaku dhe për këtë arsye është bërë objekt i sulmeve. “Mjeku Tritan Kalo, i cili vitet e fundit ka folur hapur kundër industrisë farmaceutike, deklaroi se jeta e tij është rrezikuar për shkak të zbulimeve të tij revolucionare mbi pastrimin e enëve të gjakut”.

Burimet zyrtare nuk kanë njoftuar për një sulm të tillë ndaj mjekut Tritan Kalo. Ajo që vihet re menjëherë në këtë shkrim dhe që të bën të dyshosh për vërtetësinë e tij është fakti se mjeku Kalo nuk është kardiolog, por infeksionist. Veç kësaj, që prej vitit 2023, mjeku Kalo ka dalë në pension dhe sipas komunikimeve të tij është zhvendosur të jetojë në Kanada.

Më tej në artikull ka një sërë gabimesh të tjera, ku shpesh shkruhet në disa raste një tjetër emër për mjekun Kalo dhe artikulli nuk është gjë tjetër veçse një përkthim i dobët.

Duket se kemi të bëjmë me një lajm të montuar për të tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe njëkohësisht bërë më të besueshëm marketingun për produktin që premten pastrimin e enëve të gjakut.  

Pas sinjalizimeve në rrjet mjeku Kalo është detyruar që të sqarojë miqtë dhe ndjekësit e tij në Facebook se gëzon shëndet të plotë dhe se është bërë viktimë e skemave abuzuese.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img