.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për trajtimin çudibërës kundër hemorroideve

Mjekë të rremë për trajtimin çudibërës kundër hemorroideve

Një tjetër artikull me këshilla mjekësore nga mjekë të rremë reklamon një preparat që pretendon se trajton hemorroidet. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky artikull përmban një sërë elementesh fiktivë që përdoren për të nxitur lexuesin për blerjen e produktit.

Një preparat që pretendohet se trajton hemorroidet, madje ata e quajnë “një ilaç revolucionar që funksionon shpejt dhe në mënyrë efektive”, promovohet online në formën e një artikulli.

Nga hemoroidet te kanceri i zorrëve – vetëm një hap! Si të njihni një kërcënim në kohë?”-shkruan në 24 prill portali DIGI24.

Screenshot, artikulli i publikuar nga portali

Për ta bërë konkret dhe të besueshëm artikullin për lexuesit, përdoren disa intervista me mjekë, që sipas tyre kanë një eksperiencë dhjetravjeçare në këtë fushë. Një format i njohur ky I marketingut të trajtimeve shëndetësore që e bëjnë më të besueshme efektin e tyre nëpërmjet këshillimit nga ekspertë.

Një prej emrave të mjekëve të përdorur është Çelikor Bajrami, shoqëruar me një foto. Ne bëmë një verifikim të emrit të mjekut dhe imazhit të përdorur.  Nga kërkimi në listën e profesionistëve të shëndetit, nuk rezulton të ketë një mjek me këtë emër. Ndërsa imazhi i përdorur për mjekun e rremë qarkullon në internet së paku që prej vitit 2016.

Emri i mjekut tjetër të përdorur është Drityll Pocoli. Madje, ajo që vihet re janë edhe gabimet logjike, ku doktori prezantohet si: “Zëvendës shefe e Departamentit të Proktologjisë në Shqipëri, proktologe e njohur”.

Në një kërkim në listën e mjekëve rezulton se kemi të bëjmë me një tjetër mjek të rremë të përdorur nga portali.  Foto e përdorur është gjithashtu e rremë, pasi emri i mjekut është Dmitry Konev , i specializuar për traumatologji dhe ortopedi.

Në një sërë artikujsh, “Faktoje” ka treguar se si portale të caktuara dizinformojnë lexuesit, duke përdorur mjekë të rremë për shitjen e medikamenteve apo trajtimeve mjekësore të ndryshme.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img