.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMjekë të rremë për të shitur kurën e pastrimit të enëve të gjakut

Mjekë të rremë për të shitur kurën e pastrimit të enëve të gjakut

Trajtimi i enëve të gjakut është një nga këshillat kryesore mjekësore që ofrohet në portale, por që rezultojnë jo gjithnjë të vërteta. “Faktoje” verifikoi se si marketingu dizinformues me mjekë të rremë përdoret në këto artikuj në formë këshille për të sugjeruar medikamente “çudibërëse”.

Më 14 mars 2023, portalet kanë publikuar një artikull ku sugjerojnë përdorimin e një preparati për trajtimin e problemeve të enëve të gjakut.

Pas një pastrimi të tillë të enëve të gjakut tek të moshuarit tensioni i gjakut nuk rritet më dhe gjithashtu kalojnë ato të ashtëquajturat 9 sëmundjet ‘e pashërueshme” – shkruan portali “Gazeta Mjekësore”.

Screenshot nga portali “Gazeta Mjekësore

Artikulli i portalit në fjalë është ndërtuar në formën e një interviste me një mjek që quhet, Arben Lushi. “Faktoje” bëri një verifikim, duke kërkuar fillimisht informacione në lidhje me mjekun e përdorur në këtë intervistë. Nga kërkimi në listën e mjekëve nuk rezulton që të kemi një profesionist shëndeti me këtë emër.

Ne bëmë edhe një verifikim të fotos, ku rezulton se imazhi i përdorur për të ilustruar mjekun e rremë, në fakt i përket një personi të quajtur Tatarstan Pozner. Ky i fundit është gazetar rus dhe kjo foto qarkullon në rrjet së paku që prej vitit 2019.

Ndërsa, imazhi i përdorur për pacienten që pretendohet se quhet Rita Gashi, 75 vjeçe nga Zverçani, në fakt i përket një gruaje nga Rumania.

Verifikimi tregon qartë që kemi të bëjmë me artikull të rremë, ku është përdorur një intervistë e sajuar me një mjek dhe paciente që nuk ekziston, me qëllim shitjen e produktit.

Përdorimi i mediave online për të shitur produkte të caktuara për shëndetin është kthyer në një shqetësim serioz. Në një sërë artikujsh, Faktoje ka treguar se si portalet po përpiqen të mashtrojnë qytetarët, duke përdorur identitete mjekësh apo edhe “shpikur” profesionistë të shëndetësisë, me qëllim që ta bëjnë sa më të besueshëm për lexuesit online.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img