BallinaPremtimeMinistria e Shëndetësisë jep trajtimin falas për pacientët me kancer, por kostoja reale është më e lartë

Ministria e Shëndetësisë jep trajtimin falas për pacientët me kancer, por kostoja reale është më e lartë

INVA HASANALIAJ

Trajtimin me kemioterapi falas për gratë me tumorin e gjirit, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu e mori si zotim thuajse një vit më parë. “Faktoje” konstatoi pas verifikimit se shërbimi ofrohet pa pagesë. Një nga 708 pacientet e diagnostikuara një vit më parë me kancer gjiri, tregon se me çfarë kostoje njërëzore dhe financiare po përballet.

————————————————————————————————————————————————————-

“Brenda 6 mujorit të parë të viti 2018 do të mbulojmë 100% me kimiopreparat të gjitha rastet e dyshuara me kancer gjiri”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdon…” në 20/03/2018.

Kanceri i gjirit është ndër diagnozat që haset më shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara rriten çdo vit. Vetëm gjatë vitit 2018 u shënuan 708 raste të reja me kancer gjiri, kjo sipas të dhënave zyrtare nga ISHP(Instituti i Shëndetit Publik).

 

Viti Numri i rasteve
2015 652
2016 672
2017 713
2018 708

 

Nisur nga kjo deklaratë “Faktoje” vendosi të verifikojë nëse ky shërbim ofrohet apo jo falas. Komunikuam me Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Spitalore Nënë Tereza dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe përgjigja nga të gjitha këto institucione ishte po, të gjitha gratë të cilat janë diagnostikuar me këtë sëmundje marrin shërbimin falas. 

Megjithatë në përgjigjen  e Institutit të Shëndetit Publik kishte edhe një informacion shtesë. Sipas këtij institucioni, në bazë të një urdhëri të ministrit  të shëndetësisë në vitin 2015 të gjithë pacientët e diagnostikuar me kancer, marrin trajtim pa pagesë. Përfshi këtu dhe kemioterapi.

Përgjigja zyrtare

Burime për “Faktoje” edhe brenda “Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza” pohuan se ky shërbim ka disa vite që jepet falas për pacientët e kësaj kategorie. Nisur nga deklarata e ministres Manastirliu dhe verifikimi që bëmë në institucionet përgjegjëse dhe në terren, ky premtim rezulton i mbajtur.

Por a  mjafton ky shërbim falas për të mbuluar kostot e sëmundjes së një gruaje të diagnostikuar me kancer? “Faktoje” takoi në pavionin e Onkologjisë në QSUT Anxhelina Palokën 45 vjeçe nga qyteti i Laçit e cila i është nënshtruar prej thuajse një viti trajtimit. 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img