Menaxheri që u refuzua të takohej nga Guardiola asnjë lidhje me Izraelin

738

Pretendimi: Pep Guardiola refuzon të shtrëngojë duart me një lider izraelit në stadium

Verdikti: I pavërtetë

Në mediat sociale është publikuar një video e menaxherit të klubit të futbollit Manchester City, Pep Guardiola, i cili shfaqet në stadium duke shtrënguar duart pas një ndeshjeje, por injoron një prej tyre.

Krahas pamjeve pretendohet se personi në fjalë, që u injorua nga Guardiola, është një përfaqësues izraelit.

Pep Guardiola refuzon të shtrëngojë duart me një lider izraelit që ishte prezent sot në ‘Uembli Stadium’ në finalen e FA Kupës midis Mançester Sitit dhe Mançester Junajtedit! Respekte për një nga trajnerët më të mirë që njeh historia e futbollit”- shkruhet në postimin e portalit sportiv infosport.mk, që shoqëron videon e ceremonisë në Uembli.  

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Ne bëmë një kërkim në lidhje me keto pretendime që qarkullojnë online. Në një verifikim të bërë nga kolegët e “Reuters” theksohet se në fakt personi në video që nuk takoi Guardiola pas ndeshjes së gushtit të vitit 2023, ishte ish-menaxheri anglez i futbollit Alan Smith, jo një përfaqësues izraelit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Smith në një reagim për Reuters.

Smith tha se ai nuk ka qenë kurrë një përfaqësues i Izraelit dhe se mori pjesë në ndeshjen, e cila u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës më 6 gusht 2023, si i ftuar i Federatës së Futbollit.

Ish-trajneri i “Crystal Palace” shtoi se shpërqwndrimi i Guardiolës mund të ketë qenë një arsye pse ata nuk shtrënguan duart. Smith tha se ai mban një marrëdhënie të mirë me zyrtarët e Manchester City.

Incidenti, për të cilin Guardiola nuk ka komentuar kurrë publikisht, u raportua gjerësisht nga mediat e huaja asokohe. Veç kësaj, video e incidentit është regjistruar para sulmit të 7 tetorit të vitit 2023.

Artikulli paraprakRusia dhe jo NATO po rikthejnë shërbimin ushtarak në Evropë
Artikulli tjetërCoca Cola marrëveshje me Microsoft por jo për të futur mikroçipe në pije
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.