Pretendimi: Mel Gibson ka postuar në Twitter: “Do të ikin së shpejti, prandaj po shkatërrojnë gjithçka. E gjithë bota e ka zbuluar të vërtetën e tyre.”
Verdikti: E pavërtetë
—————————————
Në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se aktori amerikan Mel Gibson ka postuar në Twitter mesazhin kriptik: “Do të ikin së shpejti, prandaj po shkatërrojnë gjithçka..! E gjithë bota e ka zbuluar të vërtetën e tyre.”
Faktoje gjeti se ky pretendim qarkullon në rrjet që nga viti i kaluar dhe i referohet Izraelit, sic tregohet në imazhin e mëposhtëm.
Përfaqësuesi i aktorit Mel Gibson tha për Reuters se postimi është i rremë “duke qenë se zoti Gibson nuk ka llogari në rrjete sociale.”
Gibson ka kërkuar falje publike për komentet antisemitike që bëri kur u arrestua për dhënie makine në gjendje të dehur në 2006.