BallinaAktualitetMaqedonia e Veriut, rasti i “raportimit ndërkufitar” të zhytur në mjegullën e pasaktësive

Maqedonia e Veriut, rasti i “raportimit ndërkufitar” të zhytur në mjegullën e pasaktësive

MARJO BRAKAJ

“Mediumi është mesazhi. Ne jetojmë në botë të vogla individuale që janë kompozime të informacionit nga shqisat tona, vlerat shoqërore dhe edukimi. Nuk është bota jonë e vërtetë por një botë e krijuar qëllimisht përmes edukimit. Nuk është realiteti vetë, por e krijuar lehtësisht, e shtrembëruar dhe e kontrolluar nga shfrytëzuesit”. Kjo është bota e Marshall McLuhan, e përshkruar 58 vite më parë.

Në ditët që ne flasim, gazetaria është bërë më e rëndësishme por më pak e fuqishme. Ajo shpesh po e humbet betejën për vëmendjen e njerëzve dhe në disa vende edhe betejën për besimin e publikut. Ndryshimet në media, të udhëhequra nga zhvillimet teknologjike dhe demokratizimi i informacionit në tërësi, sollën mjaft sfida për gazetarinë dhe për shoqëritë tona, por gjithashtu edhe mjaft mundësi si për mediat e lajmit edhe për publikun.

Sot ne padyshim përballemi me “mbiprodhim” informacioni. Duke u nisur nga idealja ai nuk është kurrë i dëmshëm. Por, njëherazi, në morinë e informacioneve të shumta, duhet një “mendje kritike” për të marrë informacionin e dëshiruar.

Manipulimi në titull:

Një TV dhe tre portale në Maqedoni janë financuar me 2,5 milionë euro nga fonde nga Hungaria, aty ndodhet Gruevski”.

Ky është titulli i një artikulli të “Top Channel” të publikuar më 20 shkurt. Nisur nga titulli pohues, titulli i ngritur në forëm akuze raporton për një skemë të lidhjes së mdias me politikën perms personave të akuzuar zyrtarisht për korrupsion. Por, nëse nisim të lexojmë artikullin, që në paragrafin e parë kuptojmë që në fakt titulli nuk korrespodon me përmbajtejen. “Një media nga Sllovenia kohë më parë publikoi një lajm hulumtuese në të cilën zbulon se shuma prej dy milionë e gjysmë euro nga Hungaria kanë përfunduar në televizionin Alfa dhe në tre portalet e internetit Kurir, Lider dhe Netpres, të gjithë të njohur për përhapjen e lajmeve të rreme dhe manipulimeve”, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së. Pra, titulli denoncues i artikullit të Top Channe është një akuzë e përfaqësueses së LSDM-së e cila citon një media të panjohur sllovene.

Manipulimi me foto:

“Një fotografi vlen sa një mijë fjalë”. Ky është një aforizëm i përdorur rëndom. Një fotografi ë fotografi është e rëndësishme në një artikull. Përmes saj realizohet kontakti i parë e lexuesin. Si një element i rëndësishëm, përzgjedhja e saj shpeshherë ndikon te lexuesi.

Në artikullin me titull “Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare”, Top Channel ka përzgjedhur si foto ballore ish-kryeministrin Zoran Zaev me ish-drejtorin e Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski në sfondin e flamujve shqiptar. Zoran Zaev shihet me dorën e shtrënguar (simbol i triumfit dhe bashkimit). Përveç sfondit me flamuj shqiptar, nuk ka asnjë element tjetër për sa i përket një alence të mundshme me parti shqiptare.

Zaev – Verushevski

Arikujt e publikuar para zgjedhjeve, shpeshherë janë propagandistik

Në kreun e lajmit me titull “Koalicionet, Zaevi “flirton” me partitë shqiptare”, raportohet se “Meqenëse koalicioni trepalësh ndërmjet ASH-së, Alternativës dhe Lëvizjes Besa është larg realizimit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev, shprehet i gatshëm të bisedoj me të gjitha partitë shqiptare. Ai tha se marrëveshje parazgjedhor me partitë shqiptare që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e koalicionit me ta, do t’i shkonte përshtati motos së socialdemokratëve: “Një shoqëri për të gjithë”. Kreu nuk ka as citim as atibuim, as kohë dhe as vend. Siç edhe ndodh rëndom, paraqitja e diskursit politik para zgjedhjeve mbetet tejet delikat. Artikulli jep pohimin por nuk e mbësht asgjëkundi. 

**Analiza u përqëndrua në titull, foto dhe diskurs lajmor

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img