.

.

BallinaFaktometerE PavërtetëManastirliu: Buxheti në Shëndetësi është rritur me 77 për qind

Manastirliu: Buxheti në Shëndetësi është rritur me 77 për qind

Me 4 mars Manastirliu deklaroi se buxheti në shëndetësi është rritur me 77 për qind. Faktoje konstatoi se rritja  nuk është reale siç ka pretenduar Ministrja e Shëndetësisë. Nga të dhënat zyrtarë në faqen e Ministrisë së Financave dhe ekspertë të çështjeve ekonomisë konfirmojnë se ka patur një rritje prej 54 për qind gjatë këtyre 8 viteve.


Me 4 mars, Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë prezantuar arritjet e shëndetësisë në 8 vite. Gjatë këtij përzantimi ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar:

 “Buxheti në shëndetësi është rritur me 77 për qind”

Faktoje kërkoi të dhëna nga faqja zyrtare e Ministrisë së Financave duke i gjetur raportimet dhe buxhetin në Shëndetësi gjatë periudhës 2013 deri 2021.

                            Tabela ilustruese e krijuar nga Faktoje, me të dhënat nga Ministria e Financave

                                            Tabela ilustruese e krijuar nga Faktoje, rritja me vlerë dhe përqindje

Faktoje, u konsultua me ekspertë të ekonomisë të cilët konfirmojnë se gjatë kësaj periudhe 8-vjeçare ka  një rritje prej 54 %.

Tek të dhënat në faqen e Ministrisë së Financave, rezulton se shpenzimet sipas funksioneve për Shëndetësinë në vitin 2013 kanë qenë  37.132.140 lekë, ndërsa për 2021 janë parashikuar 57.356.445 lekë.

Rritja për Shëndetësinë rezulton me vlerë 20.224.305 lekë.

Ndërsa duke e llogaritur në përqindje për vitin 2021-2013 na rezulton të jetë 54 % dhe jo 77 % siç ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Nëse i krahasojmë në përqindje të Prodhimit të Brëndshëm Bruto (PBB) na rrezulton se shpenzimet në Shëndetësi janë 2.75 % në vitin 2013 dhe 3.39 % në vitin 2021.

Nga informacioni i grumbulluar në faqen e Ministrinë e Financave, vendosëm që deklaratën e ministres së Shëndetësisë, për rritjen e 77 %  të buxhetit në Shëndetësi, ta kategorizojmë “Të Pavërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img