BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookMakinat në flakë në Australi shiten si dëme nga protestat në Francë

Makinat në flakë në Australi shiten si dëme nga protestat në Francë

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, ku shihen një grumbull makinash në flakë, nuk i përkasin zhvillimeve aktuale që po ndodhin në Francë, pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia. Faktoje verifikoi se video është e muajit prill të këtij viti, në një parking makinash në Australi.

Që prej fundit të muajit qershor, Franca është në flakë, mes zemërimit për vrasjen e një 17-vjeçari nga një polic në Nanterre. Shumë automjete u dogjën dhe qindra biznese u shkatërruan nga protestuesit. Mirëpo, përpos dëmeve materiale, kjo ngjarje nxiti edhe përhapjen e informacioneve të rreme në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Thonë se makinat franceze kallen shumë shpejt, a është e vërtetë?”- shkruan një profil shqiptar në rrjetet sociale.

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Francë-Protestuesit dogjën sallonet ku ndodheshin automjetet e reja. Situata ndiqet me kujdes nga Turqia….”- theksohet në një tjetër postim ironik në Facebook.

Screenshot, postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Publikimet janë shoqëruar me një video, që pretendohet se i përket pamjeve nga zhvillimet në Francë. 

Për të kuptuar më shumë rreth pamjeve të shpërndara, ne vendosëm të bëjmë një verifikim të tyre. Fillimisht bëmë një kërkim në motorin e kërkimit Google image, ku rezulton se në fakt pamjet i përkasin 28 prillit të këtij viti.

Videoja në fjalë është regjistruar në një park makinash në Liqenin Bibra, një periferi e Perthit, kryeqytetit të Australisë Perëndimore. Siç raportuan mediat në atë kohë, më shumë se 100 automjete ishin dëmtuar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në vend.

The Guardian” raportonte asokohe se Pickles është një nga kompanitë më të mëdha në Australi për rimarketimin e automjeteve. Ndryshe nga çfarë pretendohet në rrjetet sociale, pamjet e makinave në flakë nuk i përkasin ngjarjeve të fundit në Francë, por prillit të këtij viti nga një park makinash në Australi.

Video të tilla përdoruren për të dezinformuar në lidhje me protestat aktuale në Francë. Pamjet janë verifikuar edhe nga kolegët e verifikimit të fakteve në Itali.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img