Pretendimi: Emanuel Macron nuk i dha dorën kryeministrit indian Narendra Modi, gjatë samitit për Inteligjencën Artificiale në Paris.

Verdikti: Mungon konteksti

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e injoroi kryeministrin Indian, Narendra Modi gjatë takimit për Inteligjencën Artificiale të mbajtur në Paris.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë pretendohet se presidenti francez, Emmanuel Macron ka injoruar kryeministrin indian Narendra Modi, gjatë samitit për Inteligjencën Artificiale të zhvilluar në Paris.

Macron injoron Modi në samitin e AI që organizohej nga Franca dhe India”, raporton ABC News.

Në videon e shpërndarë shihet Macron duke përshëndetur një sërë figurash politike, përfshirë zëvendëspresidentin e SHBA JD Vance, si dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Pranë tyre qëndronte i ulur edhe kryeministri Indian Narendra Modi. Mirëpo, në video shihet që Macron nuk e zgjat dorën për ta përshëndetur atë.

Por, cila është e vërteta e këtyre pamjeve?

Më 10-11 shkurt 2025, Franca priti Samitin për Inteligjencën Artificiale (AI), i cili mblodhi bashkë më shumë se një mijë pjesëmarrës, duke përfshirë liderë nga rreth 100 vende, për të diskutuar çështje që lidhen me zhvillimin e drejtë dhe etik të AI. Samiti u bashkëkryesua nga kryeministri indian Narendra Modi, i cili mbërriti së bashku me Emmanuel Macron në konferencë.

Para mbërritjes së dy liderëve, në të djathtë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shihen dy karrige bosh, të rezervuara për Modi dhe Macron. Me të mbërritur në konferencë, Modi ulet para Macron, i cili përshëndet të ftuarit e pranishëm në sallë. Mirëpo, para këtij momenti, Macron dhe Modi ishin së bashku dhe në të majtë të kryeministrit indian është një karrige e rezervuar për Macron. Video e shpërndarë në rrjetet sociale jep vetëm këtë pamje, duke mos treguar momentin kur dy politikanët mbërrijnë së bashku në konferencë.

videot e tjera të konferencës, por edhe në disa foto të shpërndara nga vetë Modi në llogarinë e tij X, dy liderët janë përshëndetur disa herë duke shtrënguar duart dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin gjatë samitit.

Këto pretendime janë verifikuar edhe nga kolegët e Facta News.

Artikulli paraprakNarrativa për pranimin e refugjatëve palestinezë në Shqipëri vazhdon, pavarësisht mohimeve zyrtare
Artikulli tjetërDonald Trump nuk ka folur ende për Berishën
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.