BallinaFaktometerE vërtetëLulzim Basha: Dekriminalizimi ka larguar plot 333 zyrtarë dhe funksionarë të lartë

Lulzim Basha: Dekriminalizimi ka larguar plot 333 zyrtarë dhe funksionarë të lartë

KLEVIS PALOKA

“Ligji i dekriminalizimit ka larguar plot 333 zyrtarë dhe funksionarë të lartë, nga deputetë dhe kryebashkiakë dhe zyrtarë të ndryshëm”, kështu shprehej kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në emisionin “ Të paekspozuarit” në 27 shtator.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e kreut të opozitës, Faktoje kontaktoi me zyrën e Partisë Demokratike për t’i pyetur se ku është bazuar Basha në dhënien e kësaj deklarate. Sipas zyrës së PD-së, shifrat e dhëna nga kryedemokrati janë bazuar mbi një raport të Institutit të Studimeve Politike.

Sipas raportit të publikuar nga ISP-ja në shkurt të 2018-ës mbi dekrimalizimin, theksohet se nga ligji i dekriminalizimit janë larguar 345 zyrtarë dhe funksionarë të lartë dhe zyrtarë të tjerë të ndryshëm. Në raportin e ISP-së janë publikuar 3 tabela të ndryshme ku jepen edhe shifrat sesa njerëz janë larguar nga ligji i dekriminalizimit.

Në tabelën e parë, sipas ISP-së jepen të dhëna sidomos për administratën dhe postet e larta dhe kandidatët për deputetë. Në tabelën e dytë jepen të dhëna me funksionarët politikë (pas zjedhjeve) pra jo me kandidatë, por të zgjedhur, ndërsa të dhënat e tabelës së tretë janë vetëm për zyrtarët e administratës mbi nivelin e mesme sipas rretheve (pa deputetë, këshilltarë e kryetarë bashkish). Gjithashtu në një komunikim të bërë nga ‘’Faktoje’’ me këtë organizatë, ISP-ja shprehet se shifrat e publikuara në këtë botim janë marrë nga komunikime me shkresë me çdo institucion, të dhënat e dyta janë marë nga vendimet e KQZ-së, Kuvendit dhe Prokurorisë.

Duke u nisur nga fakti se të dhënat e shprehura nga Basha përputhen më të dhënat e publikuara nga Instituti i Studimeve Politike, deklaratën e kryedemokratit do ta kategorizojmë si të VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img