BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartë“Landifilli i ri Rajonal” i Kukësit një premtim në letër

“Landifilli i ri Rajonal” i Kukësit një premtim në letër

Në qytetin e Kukësit, mbetjet vijojnë të grumbullohen në dy pika kyçe të qytetit,pranë varrezave por edhe në dalje të tij. Kryebashkiaku Safet Gjici ka premtuar ndërtimin e nje landfilli që do t’i jepte fund kësaj gangrene mjedisore, por deri në fund të këtij viti, e vetmja gjë e re që ka ndodhur është ripremtimi se Kukësi është përfshirë në listën e bashkive  në të cilat BE do të investojë për meaxhimin e mbetjeve dhe ujrave të zeza.

Një nga premtimet që kandidati për kryetar të bashkisë së Kukësit Safet Gjici u bëri qytetarëve para se të merrte mandatin në qershor 2019, ishte edhe ndërtimi i një landfilli të ri rajonal.

Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit të mbetjeve ka qenë dhe vazhdon të mbetet një problem madhor, kjo theksohet edhe ne planin e zhvillimit strategjik të territorit bërë publik nga ky institucion.

Pavarësisht këtij konstatimi, në kërkimin tonë për një projekt apo ide e cila përfshin ndërtimin e një landfilli, në faqen zyrtare të Bashkisë Kukës, nuk gjetëm të dhëna specifike.

Nisur nga kjo mungesë informacioni në lidhje me landfillin rajonal, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion bashkisë Kukës, e cila ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Tridhjetë ditë ditë pas kërkesësë së dërguar  Faktoje mori përgjigje nga bashkia Kukës e cila thotë :

 

Hapi i radhës ishte verifikimi në terren se çfarë ndodhte me mbetjet e qytetit dhe si menaxhoheshin ato. Sipas banorëve, mbetjet depozitohen në dy pika të ndryshme të Kukësit, njëra ishte pranë varrezave dhe tjetra në kodrat në hyrje të qytetit.

Pika e  grumbullimit pranë varrezave.

Mes  mbetjeve  organike dhe inerte pamë edhe kafshë  të ngordhura në dekompozim e sipër, çfarë shtonte rrezikun e përhapjes së infeksioneve, duke nisur që tek njerëzit që shkonin aty rregullisht për të mbledhur bidona plastikë, një mënyrë jetese për ta prej kohësh.

E njëjta gjendje paraqitej edhe në pikën tjetër të grumbullimit, pranë hyrjes së qytetit, ku mbizotëronin mbetjet organike që kishin mbledhur edhe insekte e shpendë që ushqeheshin.

Por landfilli shërbente si burim ushqimi edhe për një tufë lopësh që kullosnin mes grumbujve pafund me qese plastike.

Pas vëzhgimit të Faktoje, ambasadori i BE Luigi Soreca vizitoi  Bashkinë e  Kuksit ku njoftoi se ky rajon është përzgjedhur së bashku me 15 bashki të tjera  të vendit nga BE për disa investime të reja të cilat kanë në qendër mjedisin.  Fokusi i takimit me temën “Europa është këtu “ ishte menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave të zeza, megjithatë çdo gjë mbetet ende në kuadrin e projekt-ideve.

Nisur nga verifikimi i Faktoje për premtimin e kryebashkiakut Safet Gjici, për ngritjen e një landfilli rajonal në Kukës, vendosëm ta kategorizojmë atë “të Pambajtur”.

* Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend, dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna  nga kryebashkiakët.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img