BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookLajmi satirik për zhdukjen e George Soros ngjall reagime në rrjet

Lajmi satirik për zhdukjen e George Soros ngjall reagime në rrjet

Në rrjete sociale është përhapur me shpejtësi një lajm që pretendon se filantropisti miliarder George Soros është zhdukur në Gjenevë të Zvicrës. Verifikimet tregojnë se lajmi është i pavërtetë.

 

 

George Soros është zhdukur. Sot ai duhej të merrte pjesë në një konferencë lidhur me edukimin afrikan por nuk arriti. Sinjali GPS në autokolonën e tij humbi afërsisht 22 minuta para se ai të mbërrinte. Njësitë ushtarake janë thirrur për të kërkuar.” – ky është lajmi i shpërndarë më 8 mars nga faqja Speculation News në Twitter që pretendon se filantropi miliarder Soros është zhdukur në Gjenevë.

Lajmi u përhap me shpejtësi në rrjete të ndryshme sociale nga grupe dhe përdorues të internetit që e kanë vendosur prej kohësh Soros në shënjestrën e akuzave për çdo zhvillim negativ në botë.

Edhe në Shqipëri, përdorues të ndryshëm të Facebook kanë shpërndarë lajmin e rremë duke marrë dhjetra reagime. I tillë është dhe profili më poshtë, që shkon më tej duke pretenduar se di edhe orën e zhdukjes së miliarderit.

“Mbrëmë rreth orës 02:00 George Soros është duke u kërkuar nga autoritetet zvicerane pasiqë në Zhenevë të Zvicrës është paraqitur zhdukja e tij.”

Postimi ka marrë 38 komente dhe 116 reagime shumë prej të cilëve urojnë që lajmi të jetë i vërtetë.

Kolegët tanë të Snopes kanë kontaktuar me zëdhënësin e miliarderit Soros, Michael Vachon, i cili ka konfirmuar përmes postës elektronike që George Soros nuk ishte zhdukur dhe se ai kishte folur me të në mëngjes.

Për më tepër, edhe në burime legjitime të lajmeve nuk u shfaq asnjë raportim se Soros ishte zhdukur ose se autoritetet po e kërkonin atë.

Profili i llogarisë fillestare në Tëitter, @SpeculationNews, ofron të dhëna se përmbajtja e tij është satirike pa e thënë në mënyrë eksplicite. Për shembull, disa nga anëtarët e asaj që ajo e quan “Ekipi juaj i lajmeve të spekulimeve” të paraqitur në profil janë personazhe të trilluar komikë. Slogani i llogarisë është “Sepse gjithsesi e gjitha është e sajuar”.

Më herët nga kjo llogari janë fabrikuar edhe histori të tilla si pretendimi se deputeti amerikan John Fetterman vdiq më 26 shkurt 2023, pretendimi se Elon Musk kishte blerë rrjetin televiziv ABC për të mbyllur “The View” si dhe pretendimin se “Terroristët MAGA” kishin fluturuar me avionë në ndërtesat e banimit luksoz në Kinë të ndërtuara për “elitën demokrate amerikane”.

 

 

 

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img