BallinaBurokraciKushtet skandaloze në shkollën e Rrushkullit, rikonstruksioni jo më herët se 2023-2025

Kushtet skandaloze në shkollën e Rrushkullit, rikonstruksioni jo më herët se 2023-2025

Ina Allkanjari

Shkolla 9 vjeçare “Pal Zefi” në Rrushkull prej dy vitesh është përballur me mbingarkesën e numrit të nxënësve, pasi shërbeu si shkollë pritëse edhe për 800 nxënës nga fshati Kullë i Durrësit. Me rindërtimin e shkollës së mesme “Ismet Nanushi”, shkolla e fshatit Rrushkull lehtësohet nga mbingarkesa, por lajmi i keq është se ndërtesa nuk do t’i nënshtrohet rikonstriksionit të paktën në dy vitet e ardhshme. Sipas një përgjigjeje kontrakdiktore, bashkia Durrës pranon se ndërtesa ka nevojë për rikonstruksion total, por nga ana tjetër konsiderohet se i plotëson kushtet për zhvillimin e mësimit.

—————————-

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Pal Zefi” në fshatin Rrushkull të Durrësit vijojnë të zhvillojnë procesin mësimor në kushte aspak normale. Në javën e tretë të marsit të këtij muaji, u njoftua përfundimi i rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ismet Nanushi” në fshatin Kullë duke lehtësuar kështu ngarkesën që shkolla 9 vjeçare po pëballonte si pritëse e 800 nxënësve të tjerë përtej kapacitetit, që pas tërmtetit të 2019-s.

Por kushtet e shkollës në Rrushkull, siç ka raportuar më herët Faktoje janë jashtë standardeve dhe ndërtesa ka nevojë për një rikonstruksion të plotë. Këtë e pranon edhe Bashkia e Durrësit, e cila në një përgjigje zyrtare për Faktoje sqaron se ndërhyrja nuk pritet të ndodhë para 2023-2025.

“Sipas Drejtorisë së Infrastrukturës për këtë shkollë, është listuar të bëhet nga ana e Bashkisë rikonstruksioni i plotë i saj, pasi mungon sistemi i ngrohjes dhe termoizolimi. Gjithashtu, kjo drejtori është në dijeni të problemeve me lagështirën në 2 klasa të shkollës që vjen për shkak të zgjidhjes teknike që projektuesit i kanë dhënë kullimit të tarracës duke vendosur kolonat e shkarkimit brenda ndërtesës. Këto probleme do të zgjidhen kur godina t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë.  Në rikonstruksionin e plotë do të kihet parasysh rinovimi i rifiniturave, hidroizolimi, termoizolimi i godinës, rikonstruksioni i sistemit të ngrohjes, sistemimi i territorit. Rikonstruksioni i plotë do të realizohet në PBA e vitit 2023-2025”- thuhet në përgjigjen e bashkisë Durrës.

Screenshot, kërkesa për informacion drejtuar Bashkisë Durrës datë 07.03.2022

Screenshot, pjesë nga e përgjigja e Bashkisë Durrës datë 11.03.2022

Në të njëjtën shkresë bashkia njofton se shkolla në fjalë i plotëson kushtet për mësimdhënie.

“Pas verifikimit të gjendjes, kjo shkollë i plotësonte kushtet për mësimdhënie pasi ka ambjente të pashfrytëzueshme, për faktin që shkolla 9 vjecare “Pal Zefi” Rrushkull ka 13 klasa mësimore dhe godina e shkollës ka 24 ambjente për shfrytëzim, pra ka kapacitete të mjaftueshme për mësimdhënie. Bashkia Durrës, deri më sot nuk ka marrë asnjë ankesë nga drejtoria e shkollës për problematika në këtë shkollë”- thuhet në përgjigjen kontradiktore të Bashkisë Durrës.

Screenshot, pjesë nga e përgjigja e Bashkisë Durrës datë 11.03.2022

Më herët edhe Ministria e Arsimit, në përgjigjen e saj për Faktoje konfirmonte se shkolla 9-vjeçare “Pal Zefi”, ka nevojë për një rikonstruksion të plotë.

Screenshot, përgjigja e Ministrisë së Arsimit datë 31.01.2022

Sa të përshtatshme për mësim janë kushtet e shkollës “Pal Zefi”

Në datë 7 Mars Faktoje publikoi një artikull mbi kushtet në të cilat bëhet mësim në shkollën 9 vjeare në Rrushkull. Në klasa mbizotëron lagështia dhe mungon sistemi i ngrohjes, kushte të cilat e vështirësojnë zhvillimin e procesit mësimor.

Klasë në shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi”, foto datë 05.03.2022

Mësues të kësaj shkolle treguan për Faktoje se prej vitesh ndërtesa nuk ka pasur asnjë rikonstruksion dhe kushtet në të cilat duhet të zhvillojnë procesin mësimor janë larg standardeve, ndryshe nga ajo çfarë premtoi në muajin shtator kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako.

“Ne i kemi treguar që në gusht nevojat që kjo shkollë ka, problematikat që po hasim sidomos me ngrohjen dhe na kanë thënë që objekti arsimor do të bëhet rikonstruksion, por nuk na kanë dhënë asnjë afat dhe nuk kemi informacion kur do të realizohet.

Klasë në shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi”, foto datë 05.03.2022

Probleme kemi dhe me tubat dhe kullimin, pasi në momentin kur ka reshje, uji futet në disa klasa. Më problematike janë katër klasa. Gjithashtu shkolla ka lagështi që na ndikon në shëndet, ne dhe nxënësve”- tregojnë për Faktoje mësues të shkollës 9-vjeçare.

Klasë në shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi”, foto datë 05.03.2022

Mësues të kësaj shkolle treguan për Faktoje se kanë siguruar disa ngrohëse për klasat fillore. Klasat të cilat përmbyten nga reshjet e shiut shpesh shfaqin rrezikshmëri për jetën e mësuesve dhe të nxënësve, për shkak të amortizimit të prizave dhe kabujve elektrikë.

Klasë në shkollën 9-vjeçare “Pal Zefi”, foto datë 05.03.2022

Lexoni edhe:

https://faktoje.al/ne-cfare-kushtesh-japin-dije-mesuesit-e-shkolles-9-vjecare-pal-zefi-ne-rrushkull/

https://faktoje.al/emiriana-sako-nxenesit-e-shkolles-pal-zefi-do-mesojne-ne-kushte-komode/

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img