.

.

BallinaPertejKurora e gjelbër e Kurbinit shndërrohet në “kurorë mbetjesh”

Kurora e gjelbër e Kurbinit shndërrohet në “kurorë mbetjesh”

Fusha e mbetjeve që ndodhet në kurorën e gjelbër të qytetit të Kurbinit, pak metra larg nga depot e ujit, po kthehet ne kërcënim edhe për shëndetin e banorëve. Bashkia Kurbin, teksa pranon problemin, premton se prej fillimit të vitit 2021, mbetjetet e qytetit nuk do depozitohen më në fushat ekzistuese, por do dërgohen në landfillin e Bushatit në Vaun e Dejës.


Qyteti i Laçit dhe rrethinat në Bashkinë Kurbin, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prodhojnë rreth 13,439 ton mbetje çdo vit, prej të cilave arrihet të grumbullohen 10,022 ton.

Çdo familje paguan 1,500 lekë çdo vit si tarifë për menaxhimin e mbetjeve, ku sipas të dhënave zyrtare në Bashkinë Kurbin gjenerohen rreth 20 ton mbetje në ditë. Sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Kurbin përfton rreth 34,887,000 lekë  çdo nga arkëtimi i taksave që qytetarët dhe bizneset paguajnë për menaxhimin e mbetjeve.

Bashkia Kurbin, sipas Census-it të vitit 2011 ka më shumë se 46 mijë banorë dhe përbëhet nga katër Njësi Administrative.

Të dhënat demografike dhe gjeografike të Bashkisë Kurbin

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Bashkia Kurbin ka probleme me menaxhimin e mbetjeve, ku landfillet ekzistuese identifikohen si më problematikët.

Screenshot nga raporti i AKM-së për Bashkinë Kurbin

Shërbimi i grumbullimit të mbetjeve në Bashkinë Kurbin kryhet në dy fusha. E para dhe më problematikja është ajo që mbledh mbetjet nga  Laç-Milot-Fushë Kuqe.

Pika e grumbullimit të mbetjeve në Bashkinë Kurbin, Laç

Kjo fushë do mbyllet deri në fund të muajit. Që nga dhjetori mbetjet e qytetit do shkojnë në Bushat, në Vaun e Dejës. Është kthyer në problem, se përveçse digjen e ndosin Laçin, po i afrohen edhe depove të ujit që ndodhen pak më poshtë, e rrezik sjellin ndonjë sëmundje– i tha “Faktojes” një punonjës i cili qëndronte te fusha e mbetjeve.

Pika e grumbullimit të mbetjeve në Bashkinë Kurbin, Laç

Edhe pse fusha ekzistuese e mbetjeve ishte e mbingarkuar, kamionë të tjerë me mbetje vazhdonin ritualin e depozitimit duke kontribuuar kështu në zgjerimin e saj dhe afrimin e mbetjeve deri tek depot e ujit.

Depozitimi i mbetjeve në vengrumbullim në Bashkinë Kurbin, Laç, 23 nëntor

I djegin ndonjëherë gjatë natës. Në mëngjes re tymi dallohen qartë. Gjithsesi për momentin, problem më të madh kemi shtëpitë se nuk dime ça do bëhet me to, se mbetjet aty kanë qenë e problem do mbeten – i tha “Faktojes”, Bahri Qira, 55-vjeçari nga qyteti i Laçit.

“Faktoje” pyeti në Bashkinë Kurbin se çfarë zgjidhje është parashikuar për fushën e mbetjeve që po kërcënon mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Në kuadër të Master Planit, në Kurbin është propozuar të ndërtohet një Stacion Transferimi (ST) nëpërmjet të cilit mbetjet që do të mblidhen do të tranpsortohen në landfill-in e Bushatit. Nëpërmjet Planit Vendor për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2021 – 2025, bashkia do të synojë grumbullimin e mbetjeve në të paktën 93 % deri 95% të territorit dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet për reduktimin e mbetjeve që depozitohen në landfill së paku me 8 % të mbetjeve nëpërmjet ndarjes së mbetjeve për riciklim dhe kompostimit, kështu do të arrijë të gjitha objektivat kombëtare dhe kriteret e integrimit Evropian – i tha “Faktojes”, Bashkia Kurbin.

Ky institucion raportoi edhe kostot e parashikuara për zbatimin e projektit të synuar.

Është vlerësuar se arritja e objektivave në harkun kohor 2021 – 2025, do t’i kushtojë bashkisë rreth 270.8 milion Lekë me t.v.sh. ekuivalente me shumën prej 2.2 milion EURO ose mesatarisht rreth 444 mije euro/vit. Plani synon vendosjen e një sistemi efektiv për grumbullimin e mbetjeve duke kombinuar disa mënyra, konteinerë të ndryshëm, përfshirë këtu investimet kapitale dhe mbulimin e kostove operacionale të cilat do të mbulohen, kryesisht nga buxheti i bashkisë – thuhet në përgjigjen e Bashkisë Kurbin.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img