.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëKurbin/Rruga e Sanxhakut rehabilitohet pas publikimit në Faktoje

Kurbin/Rruga e Sanxhakut rehabilitohet pas publikimit në Faktoje

Rruga që çon banorët e fshatit Sanxhak të Kurbinit drejt varrezave tashmë ka përfunduar. Një investim i cili duhej të ishte përfunduar që në muajin shtator të këtij viti, përfundoi në datën 3 nëntor.

*Rruga drej varrezave të fshatit Sanxhak 17/11/2021. Foto: Faktoje.al

*Rruga drej varrezave të fshatit Sanxhak 17/11/2021. Foto: Faktoje.al

Edhe pse rruga ishte shtruar përgjatë gjatësisë që përshkon nga lagjet e fshatit deri te varrezat kishte ende punë për sa i përket sistemit të kanalizimieve të ujërave të zeza , të cilat ishin një problematikë shqetësuese për banorët.

*Rruga drej varrezave të fshatit Sanxhak 17/11/2021. Foto: Faktoje.al

*Pusetë e ujrave të zeza

Nga ajo çfarë pamë nga vëzhgimi në terren, por edhe nga bisedat me banorët e zonës, kjo problematikë duhej zgjidhur përprara së të nisë sezoni i shirave, që mund të sjellin përmbytje të oborreve të shtëpive.

“Rruga mirë, jemi të kënaqur se ishte vetëm baltë. Nuk shkoje dot deri në kodër në varreza sidomos kur binte shi. Pusetat pastaj janë gjë tjetër, edhe ato duhen mbyllur se një shi të bjerë këtu përmbytemi”-tha për Faktoje F.N banore e lagjes.

Përfundimin e  kësaj rruge e njoftoi edhe kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëri me dije se kjo kërkesë e kahershme e komunitetit të zonës tashmë ka marrë zgjidhje përfundimtare.

*Postimi I kryebashkiakes Majlinda Cara për përfundimine  rrugës 03/11/2021

 

Faktoje e ka ndjekur edhe më herët këtë problematikë, e cila prej vitesh ishte kthyer në “gangrenë” për banorët e zonës. Kryebashkiakja Majlinda Cara, në datën 17 qershor mori angazhimi se punimet për rehabilitimin e kësaj rruge do të përfundonin brenda afatit të përcaktuar në projekt, i cili ishte prej dy muajsh. Edhe pse afati i punimeve kaloi rikostruksioni i rrugës dhe rehabilitimi i infrastrukturës, ende nuk kishte përfunduar.

Faktoje ndoqi në terren çështjen ku nga vëzhgimi pamë se punimet kishin ngelur në të njëjtën fazë, në të cilën kryebashkiakja kishte bërë inspektimin. Tre muaj pas premtimit të bërë, rruga e varrezave në fshatin Sanxhak ende nuk kishte përfunduar edhe pse afatetet e punimeve ishin shkelur.

Pas publikimit të rastit në Faktoje një muaj më parë, punimet për këtë rrugë përfunduan duke zgjidhur këtu edhe një problematikë disavjeçare për banorët e këtij fshati.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img