.

.

Kur premtimet mbeten rrugëve

Alked LUKU

Nisja e procesit të rehabilitimit të katër rrugëve që lidhin zonën e Spitallës me qytetin e Durrësin me qëllim zhvillimin infrastukturor të zonës, ka qenë një ndër premtimet e kryebashkiakes së Durrësit Emiriana Sako gjatë fushatës elektrorale për zgjedhjet e pjessshme vendore. Sipas premtimit, rehabilitimi do të niste në muajin mars, por nga verfikimi në terren, si dhe nga përgjigjet zyrtare të institucioneve, e vetmja rrugë që ka nisur është ajo “Miqësia”, si pjesë e programit të Rindërtimit.

————————–

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ndër të tjera pati një fokus të madh në procesin e rindërtimit, si dhe përmirsimin e infrastrukturës së qytetit.

“Do të vazhdojmë menjëherë brenda marsit rehabilitimin e rrugës “Miqësia”, “Azem Hajdari”, rruga “Gjelbërimi” dhe rruga “Vala Detit” për të bërë të mundur që këto dy akse, kjo zonë e re e rindërtimit, kjo lagje model që do të jetë zhvilluar në këtë zonë, të bëjë një lidhje sa më të mirë me qytetin” – premtoi Sako gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Njësisë Administrative të Durrësit të Ri.

Screenshot nga postimi i Emiriana Sakos në Facebook

Pas rreth një muaj nga rikonfirmimi  i Sakos krye të bashkisë Durrës, Faktoje i dërgoi një kërkesë për informacion këtij institucioni duke e pyetur nëse kanë filluar punimet për rehabilitimin e këtyre katër rrugëve në zonën e re për zhvillim në Spitallë, të cilat realizojnë lidhjen e kësaj zone me qytetin e Durrësit.

Screenshot nga kërkesa për informacion drejtuar Bashkisë Durrës.

Në përgjigjen e saj bashkia na bën me dije se deri më sot është pajisur me leje ndërtimi vetëm rruga “Miqësia” dhe se për tre rrugët e tjera nuk ka asnjë aplikim për to. Vlera e investimi e dhënë nga bashkia Durrës është 1.020.470.171 lek.

Screenshot nga përgjigjia e Bashkisë Durrës

Faktoje pyeti edhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit lidhur me ecurinë e projektit për rehabilitimin e kësaj rruge, si dhe çfarë përfshihet në rehabilitim.

Screenshot nga kërkesa për informacion drejtuar FSHZH

FSHZH në përgjigjen e saj na konfirmon se aktualisht kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Miqësia”, si dhe na sqaron se në projekt përfshihet rikonstruksioni i rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”.  Përgjigja bie ndesh me përgjigjen e bashkisë Durrës, e cila thoshte se nuk ka aplikim për rrugën “Azem Hajdari”, ndërkohë që dhe vlera e dhënë nga ana e Fondit Shqiptar për Zhvillim, është shumë më e lartë. Sipas, FSHZH fondi për këtë projekt është 536,065,259 lekë.

Screenshot nga përgjigjia e FSHZH

Faktoje kreu një verifikim në terren për të parë nëse po zhvilloheshin punime në këto katër rrugë dhe rezultoi se punimet kishin nisur vetëm në rrugën “Miqësia”, ndërsa në rrugët “Azem Hajdari”, “Gjelbërimi” dhe “Vala Detit” nuk kishte asnjë shenjë punimesh.

Foto nga rruga Azem Hajdari, data 28 prill 2022

Foto nga rruga Miqësia, data 28 prill 2022

 

Nisur nga përgjigja e bashkisë së Durrësit dhe e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si dhe nga verifikimi në terren, premtimin e kryebashkiakes Sako, se në muajin mars do të niste rehabilitimi i 4 rrugëve në Durrës, do ta kategorizojmë të Pambajtur.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img