.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëKur do të kenë banorët e Laçit ujë të pijshëm 24 orë?

Kur do të kenë banorët e Laçit ujë të pijshëm 24 orë?

Furnizimi emergjent me ujë 24 orë për banorët e Laçit ishte një prej premtimeve të kyebashkiakes Majlinda Cara, kur në 2019 kërkoi votën e qytetarëve të këtij qyteti. Rreth 30 mijë banorët të Laçit, prej vitesh vuajnë problematikën e mungëses së ujit, si pasojë e mungesës në investime. Puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri ka nisur, por banorëve duhet të presin vitin 2022, 3 vite që prej premtimit fillestar, për të parë nëse në rubinetat e tyre do të ketë ujë 24 orë.

————————————

Më qershor 2019 kandidatja socialiste për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara, e cila drejton tashmë këtë bashki, bëri një sërë premtimesh dhe mori disa angazhime në drejtim të qytetarëve të saj. Mes të tjerash Cara premtoi investim emergjent për rehabilitimin e ujësjellësit.

*Pjesë nga intervista e Majlinda Carës në vitin 2019

 

Dy vite pas premtimit, aktualisht qyteti i Laçit vijon të ketë furnizim të kufizuar me ujë, dy deri në tre orë në ditë, ndërsa situata është edhe më problematike në pjesën rurale, ku furnizimi gjatë verës bëhej edhe, një herë në dy- tre javë.

Unë që jetoj në qytet furnizohem 3 orë në ditë me ujë, në mëngjes dhe në darkë. Në mëngjes vjen nga ora 6:00  deri në orën 7:30. Fatmirësisht ne kemi depozita, por në fshatra është akoma më keq, Miloti dhe Sanxhaku për shembull gjatë verës kanë pasur ujë një herë në tre javë”- thotë për Faktoje B nga Kurbini.

 

Kur Faktoje pyeti bashkinë për këtë projekt, i cili ishte deklaruar se ishte një ndërhyrje emergjente, mësuan me ky proces nuk ka përfunduar.

*Përgjigjja e bashkisë Kurbin për Faktoje.al

Kur do të kenë banorët e Laçit furnizim të plotë me ujë të pijshëm?

Më 14/04/2020 Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, inspektuan nisjen e punimeve.

Ujësjellësi i ri pritet të sigurojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për afro 30 mijë banorë të qytetit të Laçit, por atyre do t’ju duhet të presin 3 vite nga premtimi fillestar për të pasur furnizim të plotë me ujë. Këtë e tregojnë edhe dokumentet e  tenderit të shpallur më datë 29-05-2020.

*Pjesë nga tenderi i shpallur (Investimi sipas viteve të financimeve)

 

Në këtë tender në të cilin Sh.A Ujësjellës Kurbin shpallet autoriteti, i cili do të mbikqyr punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, kontrata është lidhur në korrik 2020 dhe afati i përfundimit është 24 muaj. Gjithashtu në të njëjtin tendet shohim se vlera e tenderit është e ndarë, sipas viteve të shpërndarjes së financimeve, të cilat zgjasin deri në vitin 2023.

Mbikqyrje punimesh për objektin: “Ndërtim i rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të Ujesjellësit të qytetit Laç, faza II, Sh.a Ujësjellës Kanalizime Kurbin.

 

Fondi limit: 4036511.67 lekë pa TVSH. E ndare sipas viteve te financimit:

Viti 2020 – 807302.5 lekë pa TVSH.

Viti 2021 – 807302.5 lekë pa TVSH.

Viti 2022 – 666666,67 lekë pa TVSH.

Viti 2023 – 1755240 lekë pa TVSH.

 

Faktoje pyeti gjithashtu Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për këtë projekt për të cilin ky institucion ka përcaktuar si afat përfundimtar vitin 2022, por duke theksuar se edhe kjo datë do të varej nga ritmi i punimeve.

*Përgjigjja zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për Faktoje.al

 

Nisur nga të dhënat e siguruara deri tani, premtimin e kryebashkiakes Majlinda Cara kategorizohet si gjysmë i mbajtur.

 

 

*“Faktoje”, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo, premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img