INVA HASANALIAJ
Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe sitet kulturore, janë një prej pikave që përbëjnë debat çdo sezon veror ose fund sezoni veror. Ministria e Kulturës edhe këtë vit raportoi për një rritje të numrit të vizitorëve në këto zona.
E ftuar një një prej emisioneve në televizionin “News24” në korrik të këtij viti, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, u shpreh se krahasuar me një vit më parë, periudha janar-qershor e vitit 2018-të, ka tërhequr 50% më shumë vizitorë.
“Nëse krahasojmë shifrat që kemi në sitet e trashëgimisë kulturore që administrohen nga Ministria e Kulturës, për periudhën janar-qershor janë gati 50% më shumë vizitorë sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar”- tha ministrja Kumbaro.
“Faktoje” pas kësaj deklarate vendosi të kontrollojë se si qëndron raporti i shifrave për këtë periudhë nga viti 2017 në 2018.
Pasi kontaktuam me Ministrinë e Kulturës morëm një listë të plotë të siteve të cilat administrohen nga ky institucion dhe numrin e vizitorëve për periudhat respektive.
Për periudhën janar-qershor 2017 numri total i vizitorëve rezulton të jetë 221,560. Për të njëjtën periudhë por për vitin 2018 ky numër ka shkuar në 378,571.
Nga llogaritjet tona numri i vizitorëve për të njëtën periudhë ka pasur një rritje prej 41,47% dhe jo 50% siç pretendon ministrja, pra këtë deklaratë do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.