BallinaFaktometerE PavërtetëKumbaro: Numri i turistëve në trashëgiminë kulturore për dy muajt e parë të 2018-ës është rritur me 91% krahasuar me vitin 2017

Kumbaro: Numri i turistëve në trashëgiminë kulturore për dy muajt e parë të 2018-ës është rritur me 91% krahasuar me vitin 2017

KLEVIS PALOKA

“Numri i turistëve në trashëgiminë kulturore për dy muajt e parë të 2018-ës është rritur me 91% krahasuar me vitin 2017”- kështu deklaronte nëpërmjet një postimi në Twitter duke e shoqëruar me video, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në 21 Mars 2018.

Duke u nisur nga kjo deklaratë, “ Faktoje” dërgoi një kërkesë tek Ministria e Kulturës për ta pyetur për numrin e turistëve që kishin vizituar vendet e trashëgimisë kulturore si në dy muajt e parë të vitit 2017 ashtu dhe për dy muajt e parë të vitit 2018.

Sipas Ministrisë së Kulturës, numri i përgjithshëm i turistëve që vizituan vendet e trashëgimisë kulturore për dy muajt e parë të vitit 2017 ishte 13593 vizitorë, ndërsa numri i turistëve për dy muajt e parë të 2018 ishte 26.892 vizitorë.

Në bazë të llogaritjeve, numri i turistëve është rritur me 49.45% dhe jo 91% ashtu siç deklaronte ministrja Kumbaro dhe duke u bazuar edhe nga të dhënat e dërguara nga vetë Ministria e Kulturës, një deklaratë e tillë rezulton të jetë GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img