.

.

BallinaProjekteNxitja e llogaridhënies së zyrtarëve të lartëKukës /70% e territorit nuk ka shërbim pastrimi, landfilli rajonal ende në letër

Kukës /70% e territorit nuk ka shërbim pastrimi, landfilli rajonal ende në letër

Pastrimi në 100% të territorit dhe ndërtimi i një landfilli rajonal ishin dy ndër premtimet që kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici bëri gjatë fushatës së 2019-tës. Sot pas dy vitesh në zona të ndryshme të Kukësit, shihen grumbuj mbeturinash pranë kazanevë të plehrave, ndërsa vetë bashkia pranon se 27% e territorit mbulohet nga shërbimi i pastrimit. Ndërsa landifilli rajona vijon të jetë një projket-ide.

——————–

Dy nga premtimet që kandidati për kryetar të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u bëri qytetarëve para se të merrte mandatin në qershor 2019, ishte edhe ndërtimi i një landfilli të ri rajonal dhe Pastrimi në 100% të territorit. Ndërtimi i këtij landfilldi do të ndihmonte në përmirësimin e gjendjes së trajtimit të mbetjeve në Kukës, që në qytetin verilindor vijon të jetë një problem shumë shqetësues.

*Faqja zyrtare e kryebashkiakut Safet Gjici me premtimet gjatë fushatës së 2019

Dy vite më pas Faktoje verifikoi mbjetjen e këtyre premtimeve e kreut të bashkisë për të mësuar nëse është përmbushur ndaj qytetarëve. Mes tarifave për shërbimet e ndryshme që qytetarët dhe bizneset paguajnë për shërbimet nga institucioneve një prej tyre është edhe ajo e pastrimit.

*Tarifat sipas ndarjeve

Sipas të dhënave nga bashkia Kukës nga viti 2018 deri në vitin 2020 të gjithë taksapaguesit (qytetarë dhe biznese) kanë paguar mbi 50 milionë lekë për shërbimin e pastrimit.

*Të ardhurat e bashkisë sipas zërave

A mbulon ky shërbim të gjithë territorin?

 

Faktoje dërgoi një kërkesë për informacionë bashkisë Kukës ku përmës të cilës mësuam se ky shërbim mbulon vetëm 27% të territorit.

*Përgjigjja e bashkisë Kukës

 

Faktoje vazhdoi me vëzhgimin në terren ku pamë se edhe në brendësi të qytetit kishte probleme me pastrimin e mbetjeve.

*Mbeturina në pika të ndryshme të qytetit të Kukësit

Në disa raste konstatuam kazanë të tej mbushur me mbeturina dhe qese të hedhura janë tyre.

 

*Mbeturina në pika të ndryshme të qytetit të Kukësit

Parësisht premtimit të kryebashkiakut Safet Gjicit për  mbulimin të të gjithë territorit me këtë shërbim, qyteti i Kuksit vazhdon të ‘bashkëjetojë’ me mbetjet.

Në lidhje me ndërtimin e landillit rajonal iu drejtuam me një kërkese për informacion në shtator 2021, duke e pyetur nëse puna për këtë projekt kishte nius dhe në çfarë faze ndodheshin punimet. Në përgjigjen e tij zytare ky institucion na informoi se puna nuk kishte nisur dhe se nuk kishin asnjë informacion tjetër lidhur me këtë çështje.

*Përgjigjja nga bashkia Kukës 2021

Faktoje shkoi përsëri në pikën ku do të ndërtohet landfilli, por nuk kishte asnjë tabelë dhe shenjë të nisjes së punimeve.

*Vendi ku do të ndërtohet landfilli I Kukësit , shtator 2021

 

S.D banor i nga fshati Përbreg thotë se: “Ndërtimi i landfillit në fshatin tonë është larg zonës së banuar, por merak kemi tokat ku do të ndërtohet kjo vepër, ndotja e ajrit që vjen nga mbeturinat dhe kompensimi i disa pronareve që zoterojnë tokat në vendin ku do ngrihet menaxhimi i mbetjeve.”

I pyetur nëse nëse ndërtimi i këtij projekti që ka impakt në tokën dhe mirëqenien ai shpregon së një dëgjesë e tillë publike nuk ka ndodhur.

“Ndërtimi i këtij landfilli akoma nuk është diskutuar me banorët. Ata kanë dëgjuar se në fshatin e tyre do të grumbullohen mbeturinat e tre bashkive, Kukës, Has dhe Tropojë.”- sqaron S.D, i cili kërkon që ai dhe bashkëfshatarë të tij nga fshati Përbreg, të jenë forca punëtore që do punësohen në ndërtimin e këtij projekti.

*Vendi ku do të ndërtohet landfilli I Kukësit , shtator 2021

Edhe më parë Faktoje ka ndjekur premtimin e kreut të bashkisë për ndërtimin e një landfilli rajonal. Një vit më parë, në përgjigjen e saj bashkia Kukës na informon mbi financuesit e tij dhe vlerën e projektit, por pavarësisht kësaj asnjë punim nuk kishte nisur.

*Përgjigjja nga bashkia Kukës 2020

 

Dy vite pas premtimit të kryebashkikut të Kuksit për ndërtimin e një landfilli, Kukesi ende nuk ka një pikë për trajtimin e mbetjeve.

Nisur të dhënat e grumbulluara, premtimin për pastrimin 100% të tërritorit dhe ndërtimin e një landfill rajonal në Kukës, do ta katagorizojmë “Të Pambajtur”.

*“Faktoje”, e mbështetur nga National Endoëment Democracy (NED) po monitoron 15 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo, premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img